A e keni bërë testin e ADN-së? Murat Jashari trondit Fatmir Limajn

Politika

A e keni bërë testin e ADN-së? Murat Jashari trondit Fatmir Limajn

Nga: N.SH Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:12
Fatmir Limaj

Murati vëllai i Ismet Jasharit komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Fatmir Limajn ish-komandant Çelikun, e pyet se si e bëre shtëpinë në Banjë dhe me para të kujt?

“Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhur me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyre keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyre laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?”, thekson Jashari.

“Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?”, potencon ai.

“Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi! “A e din këtë, o Fatmir shoku?”, vazhdon tutje Jashari.

Lexojeni pyetjet e radhës:

Po atë natë, në Banjë, të thashë; kujdes Fatmir, këta që po ta rrehin shpinën, për atë histori çka ke bërë gjatë luftës, kanë me u ngritur nga dalë lart ku e kanë synimin, në pushtet dhe dikur kanë me të hedh ndoshta edhe në burg. A është kështu? A të ndodhi kështu?

Sa bodigarda i ke?

Shtëpinë në Bajë me të kujt pare e ndreqe?

Po Vilën ku banon me familje në Prishtinë me çka e bane?

Po edhe gjashtë Vilat tjera me paret e kujt i bane? A ke evidencë bankare?

Po veturat?

Djalin për shkollim në SHB-a me të kujt pare e financove?

E shumë të tjera, a po?

Po shokët e tu të partisë ku i kanë në shkollë fëmijët?

Kanë bërë shokët e partisë tënde pasuri?

A i keni vizituar familjet e Tahir Sinanit e Indrit Carës, (të dy dëshmorë të kombit), ndonjëherë? Po ata që kanë mbet gjallë a i keni thirr ndonjëherë?

Nëse jo, Pse jo?

Pse jo, apo ngaqë i kishte shkolluar e edukuar Enver Hoxha?

Po ata Oficerë e Gjeneralë të Shqipërisë londineze, që i kishte shkolluar Enver Hoxha dhe ishin të gatshëm në beteja e fronte jetën me dhënë dhe që luftuan bashkë me ju, a ua mbani mend emrat?

A i keni ftuar të gjithë së bashku, të paktën njëherë dhe me ua shtrëngue dorën e me u thanë falemnerës që na ndihmuat?

Kemi dëgjuar e marrë vesh se të gjithë ata oficerë që patën ardhur me luftu në Kosovë i keni ndjek dhe në vend të tyne keni marrë do tjerë që u kanë lëpi të prapmen, a është e vërtetë? Mandej këtyre laperëve u paskit lidhë edhe pension, a s’është kështu?

Kur Partia e juaj e famshme në Parlamentin tragjiko-komik të ‘Kosovo *1244′ shpalli Pavarësinë e Kosovës, a i ftuat familjen e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Agim Ramadanit, Fehmi Lladrovcit, Xheve Krasniqi-Lladrovcit, Sali Çekajt, Ramush Haradinajt, Muj Krasniqit-Kapuçi, Adrian Krasniqit, Tahir Sinanit, Endrit Carrës, Komandant Kumanovës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës, Tahir Mehës, Zija Shemsiut, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Xhemajli Berishës, XHAVIT HAZIRIT, Ali Ajetit, Ahmet Axhiut, Behajdin Allaqit, Arif Seferit, gjeneralë e oficerë të Shqipërisë londineze, që ishin në fronte lufte me emblemë të UÇK-së, gjithë veteranët e LPK-së si dhe gjithë veteranët tjerë të çështjes kombëtare të trojeve etnike, apo u mjaftuat veç me vëllain e Adem Jasharit? Adem Jashari po të ishte gjallë nuk do të bënte sikur ju, apo jo?

Po ndonjë fletë mirënjohjeje a u keni shpërnda oficerëve prej Shqypnie që morën pjesë në luftë, sikurse keni ba me të gjithë rugovistët që u kanë dhënë pare pas lufte dhe i keni ba edhe veprimtarë të luftës?

Nëse jo, Pse jo?

Po kur e festoni çdo vit festën e “pavarësisë” së Kosovës, a i keni ftu ndonjëherë ata të Shqypnisë?

Për kë e keni shpallë „Pavarësinë e Kosovës”?

Për horrat e dilinxhitë?

Të gjithë të moshuarit e të rinjtë, që takoj më thërrasin Baca Murat. Në gjithë hapësirën shqiptare ka të shkojë. Po, po edhe të Mërgatës, o Fatmir shoku. A është kështu? Po ju pse na keni harru?

Nuk u kam kërku as veturë dhe as bodigarda! A e dini këtë?

Ma i varfëri prej shqiptarëve materialisht në Zvicër unë jam! A e dinë këtë? A e din se gjithë pasuninë teme ua dërgova juve atje në malet e Kosovës?

Me ndihma sociale jetoj.

A e din këtë? “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi!

Kanjëherë nuk kam pare as për bukë e cigare, por kurrë nuk ju kam thënë dhe përkulur.

A e dini për këtë?

Unë i takoj asaj shtrese e kategorie të popullit tim, që jam i pasur nga mendja, shpirti dhe zemra. Kasollë nuk kam mundur të ndreqi, por shtëpi kam zemrat e rinisë së artë të popullit liridashës! Për çështje të popullit e Atdheut, aq sa di, nuk lëshoj rend! A e din këtë?

Vëllain tim Xhemalin, që e dua ma shumë se fëmijët e mi, para vdekjes të sëmurë e të shtrirë në spital e kam pasur. I çova të fala, duke i thënë: “I thuani Xhemës, në tjetër botë shihemi! Nuk e kam koritur! Atje ku shkojnë njerëzit me fytyrë e emër takohemi e kënaqemi!“ A e din këtë, o Fatmir shoku?

Po, ama, jam faqe bardhë dhe shumë krenarë për emrin që e mbaj, që më ka pagëzuar Nënemadhja Nurije! A është kështu?

Lëviz i lirë e nuk frikohem prej askujt. Vetëm prej Zotit – e mos të gaboj diç për popullin! A është kështu?

Jetën e jetojë në liri. A është kështu?

Fytyra, nderi e emri e mbajnë njeriun dhe njerëzimin. A është kështu?

Këto virtyte njerëzore i ruaj me xhelozi e fanatizëm, o Fatmir shoku! A e ke kuptuar këtë?

Po ti si e jeton jetën?

Po shokët e partisë tuaj, para luftës, gjatë luftës si jetuan, e mbas luftës si jetojnë?

Keni halle e derte?

A ju merr gjumi?

Nga paraardhësit e juaj, a keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

Nga familja e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

Nga dajallarët e nënës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

Nga dajallarët e babës keni pasur „rob“ të gjakut të huaj?

A e keni bërë testin e ADN-së?

Cilit popull po i takojshit, që nuk keni treguar asnjë pikë respekti për të rënët në luftë dhe shokët e luftës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat