Murat Jashari rrëfen si shkoi në Itali për të marrë Xhavit Halitin pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë!

Politika

Murat Jashari rrëfen si shkoi në Itali për të marrë Xhavit Halitin pas arratisjes nga burgu i sigurisë së lartë!

Më: 10 mars 2019 Në ora: 08:02
Xhaviti Haliti dhe Murat Jashari

Vëllai i Ismet Jasharit - komandantit “Kumanova” - përmes një letre publike ia ka parashtruar kohë më parë 372 pyetje deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Fatmir Limaj.

Përmes një letre tjetër, Murat Jashari i shtron 510 pyetje për deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti.

Jashari thotë: “Fëmijët a anëtarëve të Shtabit Qendror të UÇK-së si dhe të dëshmorëve të kombit dhe të luftëtarëve të burgosur e të anatemuar nga ju janë rritur dhe po rriten! Të gjithë janë bë Avni Rrustema e Nora Kelmendi, këtë fiksojeni mirë. Unë me këtë pyetësor kam paraqitur vetëm 5% të bëmat tuaja me & Co”.

Për Xhavit Halitin dhe mediave të shkruara dhe ato elektronike në gjuhën shqipe.

Fundi i vitit 1985 dhe fillim viti 1986 bëri një dimër shumë i madh. Në një prej atyre pasditeve m’u lajmërua Rrusta (Mustafa Xhemajli) dhe më tha: “Një shok i Organizatës ka mbërrij në Itali dhe duhet të shkosh patjetër me e marrë. Të lutem, gjejë disa pasaporta të moshës 28-35 vjeçare”, dhe më dha adresën dhe nji numër telefoni fiks.

I telefonova Rashit Rashitit dhe Selim Sejdinit dhe u tregova se sonte na duhet të udhëtonim gjatë, për të kryer një detyrë të Lëvizjes.

Mirëpo, unë e Rashiti nuk i kishim veturat të përgatitura teknikisht për këtë dimër aq të ashpër, ndërsa Selimi nuk kish fare veturë. Shkuam në Aeroport të Cyhrit e morëm një veturë Rentakard (me qera). Paguajtëm nja 380 fr zvicerane dhe u nisëm.

Mbërritëm në Chiasso, te pika e fundit e karburantit që është. Pinim nga një kafe. Rashitit i dhashë adresën dhe numrin e telefonit dhe ata të dy u nisën. Unë mbeta aty, jo se nuk kisha pasaportë, por më tha Rrusta të mos rrezikoja. Po prisja të ktheheshin. Mbas 3-4 orëve mbërrinin. Pimë kafe dhe nga një sandviç dhe u nisëm.

Udhëtari i ri, që ata sollën me vete, ishte i moshës time, por një çik ma i rritur. Kishte një mantil e një “shapkë“ të “zhelezniçkëve”, si të atyre që presin trenat dhe u japin lejen me u nisë. Emrin ia mësova rrugës. Më quajnë Zeka, më tha, dhe unë nuk e zgjata më tepër edhe pse e pash që ishte pseudonim.

Aty afër mëngjesit mbërritëm në Richtersëil, kantoni i Cyhrit, kurse Rashiti shkoi me e çue veturën aty ku e morëm, kurse Selimi ka qenë me banim afër meje. Me një fjalë, ata shkuan të dytë, ndërsa Zeka nejti me mue.

Unë kisha një dhomë e një Sallon. Gruaja u zgjua nga gjumi dhe na bëri mëngjesin dhe, pasi e konsuamuam atë, ramë për gjumë. Ramë që të dy në sallon.

Qëndruam në shtëpinë time nja katër ditë dhe në ditën e pestë e çova te Rrusta e Muhameti, (Mustafë Xhemajli e Emrush Xhemajli), në Biel/Bienne.

Në Celulën e OMLK-së kisha dy shokë, Jonuz Musliu dhe Hajrush Ramabaja. Ata në fund viti shkuan për në vendlindje dhe nuk u kthyem më. Jonuzin në fillim të shkurtit 1986 e arrestuan.

Më ra në hise që në Celulë të jem me Ismetin, (Gafur Elshani), dhe Zekën, (Xhavit Haliti).

Ndoshta dikush mund të na thotë se është vonë me bë këto pyetje, por populli thotë: Ma mirë vonë, se kurrë.

Meqenëse na ka pasë bashkuar Programi i LPK-së, (për popull, çlirim e Atdhe), po fillojë me pyet z. Xhavit Haliti, Nënkryetar i Parlamentit të Kosovo*1244:

Si munde të arratiseshe nga burgu i sigurisë së lartë pa të hy as një gjemb në këmbë, si askush deri atëherë?

Kush të paralajmëroi se kanë filluar arrestimet?

Arrestimi filloj më 3 Nëntor 1985, apo…..?

Ku ishe më 3 Nëntor 1985?

A e din se si erdhi deri te dekonspirimi i rradhëve të organizuara të OMLK-së dhe nga kush ka filluar ai?

Kushë ka qenë ai person në udhëheqje të OMLK-së, që mbante pseudonimin „Baca“?

Po personi me pseudonimin „Elezi“, kushë ka qenë?

Tashmë është bërë e ditun se Sabri Novosella pat marrë prej shtetit shqiptar të Enver Hoxhës gjithësejt 2’ 000.000.- Dollarë, që sot bëjnë 20. 000.000 Dollarë. A e ke ditë më herët këtë fakt?

Elezi, vjenë në Zvicër në fund të gushtit 1985 për të bërë koordinimin me degën e OMLK-së, apo jo?

A ke qenë në dijeni për këtë lëvizje të Elezit (Elmi Reçica)?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat