Serbia gati për luftë, vjen kundërpërgjigje e ashpër për Vulinin: “Vetëm një i çmendur mund të mendoj që ta sulmoj Kosovën”

Politika

Serbia gati për luftë, vjen kundërpërgjigje e ashpër për Vulinin: “Vetëm një i çmendur mund të mendoj që ta sulmoj Kosovën”

Nga: N.Sh Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:33
Vulin

Ministri i Mbrojtës në Serbi, Aleksandër Vulin gjatë ditës së sotme, e ka vënë në gjendje gatishmërie Ushtrinë, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos shqetësohen.

Kjo ka ndodhur pas miratimit të Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës, e cila në Serbi ka nxitur shumë reagime.

Vulin ka thënë se Ushtria serbe është e gatshme të përmbush çfarëdo urdhri që i vjen nga komandanti suprem.

“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin.

E pas kësaj deklarate të Vulini, ka reaguar eksperti dhe profesori i Shkencave të Sigurisë Avni Islami.

Islami thotë se, retorika luftënxitëse e zyrtarëve të lart serbë, tregon se shteti serb nuk është i interesuar që të jetojë në paqe me shtetin e Kosovës.

Image
Avni Islami

“Këto deklarata nuk i shërbejnë paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe më gjerë dhe duhet thënë se deklaratat e tilla nuk duhet të merren seriozisht përshkak se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës e ka obligim ligjor që NATO-KFOR ta ruaj cep me cep”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Islami ministrin e Mbrojtjes serbe e quan të çmendor.

“Vetëm një i çmendur si Vulin mund të mendoj që ta sulmoj Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran e cila ka të drejtë, fundja edhe të kërkoj ndihmë ushtarake nga vendet e tjera që ta mbroj vendin e vet, sepse të gjitha këto deklarata “bombastike” të zyrtarëve të lartë serbë janë të orientuara në dy drejtime: e para, fuqizimi i pozicionit serb në bisedimet e ardhshme me Kosovën dhe e dyta për konsum të brendshëm për shkak të qeverisë së Vuçiqit i ka mbetur vetëm kjo kartë që të rrijë në pushtet sepse opozita në Beograd gjithnjë po bëhet më e zëshme kundër pushtetit autokrat të Vuçiqit”, potencon Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat