“Xhavit, a ishte synimi yt ngjitja në maje të piramidës?”

Politika

“Xhavit, a ishte synimi yt ngjitja në maje të piramidës?”

Më: 11 mars 2019 Në ora: 13:50
Xhavit Haliti

Vëllai i Ismet Jasharit - komandantit “Kumanova” ka pyetur Xhavit Halitin për kapitalin e tij pas lufte, ku Haliti kishte thënë se kishte kursyer para gjatë qëndrimit në Zvicër.

“Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu? Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe”, pyet Jashari.

Murat Jashari i thotë Halitit se a ishte synimi i tij me u ngjitë në krye të piramidës?

“Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë? Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim? A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunua me ato shërbime inteligjente? Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon? Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB? Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo? Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron? A mund të na tregosh se çfarë grade ke? Kush të vuri në kontakt me DBK-në?”, thekson tutje ai.

Në këtë periudhë që vjen Elezi, Sabri Novosella a e kish ndërprerë aktivitetin e Organizatës? Po këtë a e dije?

Dokumentet e Organizatës ruheshin te një punëtor në Bulle, kanton të Fribourgut, a po jo?

Unë kam qenë ai që luaja rolin e shoferit, a po jo?

Rrusta, Muhameti, I. Kelmendi e… , duke e mësuar të vërtetën se shteti shqiptar po jepka dollarë, atëherë i japin Elezit listën me emrat e shokëve të organizuar, a po jo?

Më 9 Shtator 1985, ora 18.00, Elezi niset me trenin Cyhri-Vjenë, a po jo?

Se me cilin punonjës të Ambasadës së Shqipërisë është takuar Elezi në Vjenë, besoj se e din, a po jo?

Këta të gjorë kishin, duke kujtuar se Enver Hoxha nuk ishte më në mesin e të gjallëve, menduan se pushtetit në Shqipëri po i hyjnë shërbimet antikombëtare edhe nëpër ambasada. A është kështu?

Njësoj si te Qeveria e Kosovës dhe në bashkëqeverisje në IRJM, a është kështu?

A ju ka raportuar Elezi, (Elmi Reçica), në Bazë për këtë?

Anëtarësinë CHF 100.- si anëtar që isha i OMLK-së, ta dorzojsha për çdo muaj, a po jo?

Sa anëtarë të OMLK-së ka pasur celula jonë?

Sa CHF i grumbullojshe gjithsejtë në një muaj?

Po në vit?

Në një emision të KTV, kur të pyetën për kapitalin e bërë mbas lufte, pate thënë se ke kursyer gjatë qëndrimit në Zvicër. Si munde me bë pare në Zvicër, ndërkohë që ty vetëm dy orë ke punuar dhe aspak më shumë? A është kështu?

Kujt ja dorëzoje dhe kujt i ke dhënë raport për anëtarësinë që grumbullojshe?

Mbledhja e Përgjithshme e OMLK-së u mbajt në Dorf str.53, Richtersëil kanton Cyhri, në banesën time, a po jo ?

Kjo qe Mbledhja e fundit e OMLK-së, e cila solli shuarjen e aktivitetit të Organizatës, a po jo?

Synimi i yt, a ka qenë me hyp në maje të piramidës? A mund të shprehesh sinqerisht, nëse e ke atë?

Kush të shtynte ose kush të bënte presion ta arrije këtë qëllim?

A ke bashkëpunuar me shërbimet e huaja? Po tash a vijon me bashkëpunua me ato shërbime inteligjente?

Po me shërbime inteligjente sllave a bashkëpunon?

Flitet se ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me KGB-në. Kush të vuri në kontakt me KGB?

Ke bashkëpunuar dhe bashkëpunon me Goran Staniskovski i (Kumanovës) i Shërbimit DBK të IRJM, a po jo?

Thonë se je Oficerë i lartë i atij shërbimi, a qëndron?

A mund të na tregosh se çfarë grade ke?

Kush të vuri në kontakt me DBK-në?

Më 16 Dhjetor (e premte) 1988, në Manedorf të Kantonit të Cyhrit, ishe pacient në Klinikën Neuropsichihatrike, a është kështu?

Si shef që të kisha në Celulë të OMLK-së, të raportova se dje një bashkëvendës e kam nisur për Kumanovë me një koferë libra, gazeta Zëri i Kosovës dhe kaseta me inçizime të emisionit të Radios që u emitohej në çdo të diel në Cyhri, që emrin e kishte emisioni Radio Zëri i Kosovës. A është kështu?

Ti dhashë emrat se tek kush kanë me mbërrittë materialet, kush kish me i shpërnda, a është kështu?

Më 19 Prill (e merkur) 1989 fillon arrestimi i atyre emrave që unë t’i dhashë në Manedorf, dhe ata ishin: vëllai i im Xhemal Jashari (Orizare-Kumanovë), Haxhi Maliqi Likovë-(Kumanovë), Fuat Jashari (Orizare-Kumanovë), Fadil Uka (Podujevë), Die Uka (Podujevë), Haki Rexhepi (Hajvali), Nazmi Musa (Gjilan), Destan Ajdini dënohet në mungesë, Sabile Maliqi (Prishtinë) e shumë të tjerë. A është kështu?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat