Kusari-Lila flet për mundësinë e udhëheqjes së qeverisë gjithëpërfshirëse

Politika

Kusari-Lila flet për mundësinë e udhëheqjes së qeverisë gjithëpërfshirëse

Nga: G.B Më: 13 mars 2019 Në ora: 20:20
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila është përmendur si mundësi për ta udhëhequr një qeveri gjithëpërfshirëse.

Por, ajo nuk beson se aktualisht do të mund të arrihej një marrëveshje e tillë, derisa partitë nuk po kanë pajtim për çështje më të rëndësishme.

Ajo thotë se është e gatshme të marrë përgjegjësi nga një proces demokratik dhe i mirëfilltë.

“Është shumë e vështirë të mendosh apo të besosh se këta do të mund të pajtoheshin për një qeveri gjithëpërfshirëse kur s’po mund të arrijnë marrëveshje për shumë gjëra të rëndësishme dhe me peshë për kohën. Prandaj, për mua prej fillimit kur është përmendur si ide, më është dukur pak e besueshme se mes këtyre njerëzve mund të ketë dakordim për çfarëdo. Unë jam e gatshme që të marr përgjegjësi por në bazë të vullnetit dhe votës së qytetarëve, ne do të garojmë në zgjedhje bashkë me partitë tjera dhe pastaj në bazë të rezultatit marrim përgjegjësitë të cilat na takojnë, nga një proces demokratik dhe i mirëfilltë”, ka deklaruar Kusari-Lila për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat