Qeveria veç pulat nuk i ka punësuar në Telekom 

Politika

Qeveria veç pulat nuk i ka punësuar në Telekom 

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 16 mars 2019 Në ora: 07:42
Telekomi

Më 15 nëntor të viti të kaluar si pasojë e as punësimit të afro 200 vetave brenda atij muaji, Bordi i Telekomit të Kosovës kishte  marrë vendim për ndërprerjen e “prurjeve të reja” në këtë ndërmarrje. Vendimi për ndalimin e punësimeve të reja në Telekom, kishte ardhur  pak muaj pasi në këtë ndërmarrje ka pasur qindra angazhime, kryesisht të militantëve të partive që e drejtojnë Qeverinë. Megjithëse punësimet në këtë ndërmarrje kishin vazhduar gradualisht, kulmin e arritën së fundi ku  punësimet arritën numrin e 100 personave në Telekomin e Kosovës.

Punësimet janë normale dhe të duhura në një shoqëri, ato tregojnë progres nëse do të vinin si pasojë e zhvillimit ekonomik, në rastin konkret nuk është as njëra e as tjetra.

Së pari është e habitshme se si në një ndërmarrje që është në prag të falimentimit, brenda një jave, punësohen 100 veta. Kujtoj se vetëm para 5-6 muajsh po kjo ndërmarrje kishte probleme t’i sigurojë pagat e punonjësve, ndërsa tani paralajmërohet privatizimi i saj. Kësaj i vije mashtrim, mungesë perspektive dhe vizioni. S`do mend se të punësuarit nuk janë  profesionistë, njerëz të lidhur me partitë e koalicionit qeverisës, kryesisht nga AAK dhe NISMA, por nuk përjashtohet as PDK, me punësimet e kunetërve kanë degraduar këtë ndërmarrjeve shtetërore. Ndonëse  i kanë dhënë hov nepotizmit, koalicioni qeverisës vazhdimisht propagandon për drejtësi dhe shtet ligjor, mirëpo realitet është në kundërshtim me veprimet e saja. Veprime të tilla janë shembulli më i mirë se si dëmtohet shteti. Duke folur lidhur me skandalin në Telekom kryeministri Ramush Haradinaj shprehet  se “gjendja e Telekomit nuk është më e keqe se që e ka gjetur Qeveria”.

Nuk e di se çfarë ka nënkuptuar me këtë, megjithatë po citoj deklaratën e tij “E kam gjet në gjendjen çfarë është Telekomi. Kemi ndërmarrë disa veprime që ka gjasa reale që kompania të kthehet në kualitetin e vet dhe të jetë kompaktibil për treg”. Nëse z. Haradianj kualitet e quan nepotizmin, atëherë po i kujtoj kryeministrit se asnjë nga shtetet e zhvilluara nuk ka ngritur standardin e jetesës përmes nepotizmin, përkundrazi, duke e luftuar atë. Derisa kjo qeveri vazhdon të rrit nepotizmin, si mundet që kjo kompani të ketë kualitet.

Për më tepër, punësimet e njerëzve pa asnjë meritë, pa asnjë ide se çfarë duhet të bëj aty,vetëm sa për të marrë një pagë. Me këtë logjikë s`ka shancë që të vazhdohet tutje, ndryshe degradimi i Telekomit do të vazhdoj deri në rrënim. Ndonëse, nepotizmi ka vazhduar që nga paslufta, rrjedhimisht shpallja e pavarësisë, nuk besoj se asnjë qeveri si kjo nuk ka tejkaluar çdo limit të arsyes njerëzore si me punësimet, me korrupsionit dhe humbjes së dinjitetit të qytetarit të vendit. Para pak muajsh kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli deklaroi se “Telekomi i Kosovës është në krizë të madhe dhe me numër të madh të punëtorëve”.

Duke pretenduar që të zgjidh këtë problem, qeveria vetëm sa e rritë numrin e të punësuarve, rrjedhimisht duke e rritur edhe problemin tek kjo ndërmarrje. Shitja e një pjese të aksioneve të Telekomit të Kosovës do të ndodhë deri në fund të këtij viti me rrezikun që të ndodhë shitja e Telekomit, me çmim nënvlerësues. Kjo mund të ndodh përmes ndonjë afere korrupsioni, qe nuk është larg mendsh të ndodhi kur dihet se kush udhëheqë me shtetin. Ka rrezik real që Telekomi të falimentoj, qe do të ishte e dëmshme pasi kjo kompani siguron vetëm në muajt gusht-shtator të viti të kaluar kishte të hyrat deri në mbi 8 milionë euro. Me Telekomin po luhet lojë e pistë, çka do i bënte dëme shumë të madh kësaj kompani, nga një qeveri që nuk ka synim zhvillimin e vendit, por punësimin e familjarëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat