Besian Mustafa flet për procesin zgjedhor të LDK-së për kryetar të kësaj partie - Bota Sot
Besian Mustafa flet për procesin zgjedhor të LDK-së për kryetar të kësaj partie

Politika

Besian Mustafa flet për procesin zgjedhor të LDK-së për kryetar të kësaj partie

Nga: D.RR Më: 18 mars 2019 Në ora: 12:16
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në një përgjigje të shkurtër për gazetën “Bota sot” ka folur për procesin zgjedhor të LDK-së për kryetar të kësaj partie.

Ai thotë se procesi tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së dhe se ato shpallen në Kuvendin e LDK-së.

“Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së”, ka treguar Mustafa.

Ai thotë se zgjedhjet do të rrjedhin në procedura të plota demokratike zgjedhore dhe se ka potenciale të kuadrove.

“Për të gjitha zhvillimet do të ju njoftojmë me kohë. LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore”, është shprehur zëdhënësi i LDK-së për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...