Punësimet në Telekom: Njohësi i çështjeve juridike i bën thirrje Prokurorisë të ndërhyjë  

Politika

Punësimet në Telekom: Njohësi i çështjeve juridike i bën thirrje Prokurorisë të ndërhyjë  

Nga: N.H Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:50
Prokuroria e shtetit

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se prokuroria menjëherë duhet të ndërhyjë dhe të fillojë hetimet në ndërmarrjet publike kryesore në vend.

“Prokuroria duhet të ndërhyjë dhe duhet të fillojë hetimet në ndërmarrjet publike menjëherë , për këtë dukuri duhet urgjent të thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të ndal pa barazinë e qytetarëve me kushtetutë dhe ligje, ku PAN bënë punësime të paligjshëm familjar, partiak, dhe ndërhyn në organet e drejtësisë dhe ndal procesin e fillimit të hetimeve”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, zhvillimet e fundit që po ndodhin po sjellin diskriminim të plotë ndaj qytetarëve para ligjit.

“Pabarazia e trajtimit te qytetarëve ka sjellë dhe po sjellë diskriminim të plotë të qytetarëve para ligjit, politika po shkatërron ligjet dhe nuk po zbaton ato, kryeministri thotë se tash i ka ardhë rendi me punësuar AAK, kështu mund të komentohet deklarata e tij se AAK nuk u kanë pushtet dhe ka mbet pa punësuar njerëz”

Njohësi i çështjeve juridike nënvizon se e gjithë kjo që po ndodhë është e dhimbshme.

 “Është e dhimbshme ku votat e qytetarëve shërben për me krye punë njerëz analfabetë që thonë se janë në shërbim të qytetarëve, e ata në realitet punësojnë djem e vajza nëpër ndërmarrje publike edhe atë pa ndal dhe nuk ka kush të fillojë hetimet”, ka përfunduar Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat