Rrëfimi i Gecit për 24 Marsin e deri në hyrjen e trupave të NATO-së në Kosovë, ja oferta që i bëri një oficer i Mbretërisë së Bashkuar

Politika

Rrëfimi i Gecit për 24 Marsin e deri në hyrjen e trupave të NATO-së në Kosovë, ja oferta që i bëri një oficer i Mbretërisë së Bashkuar

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:58
Gani Geci

Ish-ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-deputeti i Kuvendin të Kosovës, Gani Geci, ka rrëfyer ekskluzivisht për gazetën “Bota sot” ditën e fillimin të bombardimeve të NATO-së në Kosovë, sot 20 vjet më parë.

Geci, ka treguar për fillimin e fundit të Serbisë, për jetën e tij të vështirë gjatë kësaj kohe e deri te hyrja e forcave të NATO-së në Kosovë.

Geci fillimisht tregon për largimin e OSBE-së nga Kosova dhe se çfarë i tha një mik i tij nga forcat angleze si dhe ftesën që ia bëri atij.

“Ditën kur u larguan nga Kosova misioni i OSBE –së, mision në të cilin ishin ushtarakët më të rryer të forcave të NATO-së dhe në fshatin Llaushë erdhi një mik i imi i forcave Angleze i cili shërbente në misionin e OSBE-së e me të cilin krijova një miqësi dhe ai erdhi para se të largohej nga Kosova te unë dhe më tha tani do të fillon lufta e vërtet dhe nëse donë hajde me neve me gjithë armë kështu si je dhe të dërgoj deri në Maqedoni. Jo i thash shkoni ju dhe nëse unë do te kem jetë ju prapë këtu do të më gjeni dhe pas 78 ditë të bombardimeve, Oficeri i Mbretërisë së Bashkuar u kthye prapë, por tani me një helikopter ushtarak të NATOS ka zbarkuar në fshatin Kotorr, kishte ardhur ti merrte komandantët e UÇK-së nga Drenica dhe më kishte kërkuar mua, por këta komandantët tonë me treguan tek pas një muaji”, tregon Gani Geci për gazetën “Bota sot”.

Image

Luftëtari i orëve të para dhe bashkë luftëtari i komandantit legjendar Adem Jasharit, ka rrëfyer tutje se me datën 23 mars 1999 ai ka qenë në fshatin Llaushë, në shtëpinë e tij e cila ishte djegur dhe shkrumbuar nga forcat Serbe.

“Ne kishim meremetuar dy dhoma dhe ishim në shtëpinë tonë ne Llaushë. Në mbrëmje në fshatin Llaushë kishte ardhur të kërkoj ndihme Sadik Rexha nga fshati Kopiliq për ta ndihmuar për me tërheq kufomën e djalit të tina Milazimit të cilin e kishin vrarë forcat serbe në kodrën qe lidh fshatin Llaushë me komunën e Skenderajt. Ne shkuam bashkë me Afrim Gecin, Beqir Zenullahun dhe Halim Klinen e rrezikuam jetën për të tërhequr kufomën e tij dhe e dërguam në fshatin Kopiliq”, tregon ai.

Ai tutje shprehet se, të nesërmen me datën 24 shkuan në varrim të Milazim Rexhes në Kopiliq bashkë me gazetarin e zërit të Amerikës, Filip Smaker i cili ishte në fshatin Llaushë me datën 24 mars.

Ndërsa, tregon se, në mbrëmje u dëgjuan detonimet e fuqishme të bombardimeve të NATO-së që kishin cak trupat Ushtarake Serbe të stacionuara në Kosovë.

Image

“Bombardimet dëgjoheshin kudo”, tregon Geci.

Ai thotë se, tani nuk ishin shqiptarët ata që iknin nga forcat Serbe, por ishin forcat Serbe ato që iknin nga bombardimet e NATO-së.

“Pas dy-tre dite nuk më kujtohet saktë një Aeroplan i Forcave Serbe erdhi shumë ultë mbi lagjen tonë dhe ne menduam se ishte aeroplan i NATO-së, por ai sulmoi shtëpinë e Ajet Gecit te xhamia e Llaushës me bomba kasetë, por mbrapa kishte pasur një aeroplan të NATO-së dhe aeroplani  serb kishte përfunduar i rrezuar nga aeroplani i NATO-së në fshatin Terstenik. Copat dhe mbeturinat e aeroplanit serbë por dhe revolen e pilotit të djegur e kishin gjetur disa ushtar të fshatit Terstenik. Tanë kohen gjatë Bombardimeve kam qenë ose ne Fshatin Llaushë ose në fshatrat për rreth dhe as edhe një minutë të vetëm nuk e kam lëshuar Llaushen e Drenicën deri sa forcat e NATO-së erdhën në Komunën e Skenderajt”, tregon Gani Geci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat