BE i kundërpërgjigjet Bahtrit: Nuk financojmë asnjë projekt kthimi në komunat veriore - Bota Sot
BE i kundërpërgjigjet Bahtrit: Nuk financojmë asnjë projekt kthimi në komunat veriore

Politika

BE i kundërpërgjigjet Bahtrit: Nuk financojmë asnjë projekt kthimi në komunat veriore

Nga: A.M. Më: 26 mars 2019 Në ora: 21:14
Agim Bahtiri

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka mohuar se është duke financuar ndonjë projekt për kthimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, Zyra e BE-së në Kosovë, ka demantuar kreun e Mitrovicës, Agim Bahtirin, i cili ka deklaruar se në veri të vendit ka filluar një projekt prej disa milionë eurosh i ashtuquajtur “Kthimi i qëndrueshëm – mbështetja dhe fuqizimi”, të cilin e financon Bashkimi Evropian, që do t`i kthej serbët që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë.

“PSBE aktualisht nuk financon asnjë projekt kthimi dhe riintegrimi në katër komuna veriore të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së. Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë për “”Bota sot” ka njoftuar se për momentin ata janë duke e financuar një projekt për kthimin dhe riintegrimin në 11 komuna në Kosovë. Aktualisht po financojmë një projekt për kthimin dhe riintegrimin në 11 komuna (Pejë, Klinë, Istog, Obiliq, Fushë Kosovë, Graçanicë, Novobërdë, Kamenicë , Shtërpcë, Prizren dhe Rahovec) duke ofruar mundësinë të kthehen për familjet e pakicave të zhvendosura vetëm me origjinë nga Kosova. Projekti zbatohet me procedura strikte duke konfirmuar pranueshmërinë e përfituesve të ardhshëm përmes librave të gjendjes civile, titujve të pronësisë dhe kritereve të tjera të përzgjedhjes së përfituesve” thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së, dhënë gazetës “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...