Një gjermane në krye të dialogut, analisti parashikon se çka e pret Kosovën

Politika

Një gjermane në krye të dialogut, analisti parashikon se çka e pret Kosovën

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:15
Helga Schmid

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar pohimet se kandidate për shefe të diplomacisë së BE-së është diplomatja gjermane Helga Schmid, e cila nëse zgjidhet do të udhëhiqte dialogun Kosovë –Serbi.

Burjani për “Bota sot” ka thënë se është ende herët pasi që duhet të pritur përfundimet e zgjedhjeve në BE dhe se politika e jashtme udhëheqtë me konsensus.

“Kjo është çështje e së ardhmes , duhet pritur përfundimet e zgjedhjeve në BE, të shohim se kush do të fitoj dhe si do të ndodhi ndryshimi, ende është herët kjo çështje, të gjithë e din se institucionet e BE-së janë konsensuale, pra politika e jashtme udhëheqtë me konsensus, pra duhet të ketë marrëveshje paraprake me shtetet anëtare, qëndrim individual nuk do të thotë se është qëndrim i BE, pra kjo çështje do të varet nga marrëveshjet që bëhen në BE në politikën e jashtme”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Nëse, diplomatja gjermane Schmidt merrë udhëheqjen e dialogut, Burjani ka deklaruar se në Be nuk ka politik individuale.

“Më së lehti është si thuhet këtu tek ne kush e merr postin atje në BE nga shtetet anëtare bën politike të jashtme të veten, kjo është gabim politika e jashtme bëhet si të gjitha temat me konsensus nëse nuk ka ndryshim të qëndrimit. Gjermania është promotori i BE, por kreatore të politikës në BE janë shtetet e BE si tërësi, pra s`ka politik individuale të udhëhiqet siç mendojnë partitë politike në Kosovë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat