Krasniqi thotë se Haradinaj e bëri Ushtrinë dhe taksën kundër Serbisë, andaj nuk duhet rrëzuar

Politika

Krasniqi thotë se Haradinaj e bëri Ushtrinë dhe taksën kundër Serbisë, andaj nuk duhet rrëzuar

Nga: A.M. Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:26
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, i pyetur se a është i vonuar organizimi i protestës nga Lëvizjes Vetëvendosje për largimin e Qeverisë, është shprehur se nëse bëhet largimi i saj do të plotësohej kërkesa e Serbisë.

“Nepotizmi dhe punësimet familjare nuk janë rritur, kjo ka ndodhur nga të gjitha qeveritë, të cilat edhe me pas dashtë ma zi nuk kishin mundur të i bënin këtij vendi. Nuk është vonë për protesta, sepse nëse do ta rrëzonin qeverinë do të ja plotësonin një kërkesë të Vuçiqit, sepse kjo qeveri i prishi planet e Serbisë, duke formuat Ushtrinë dhe duke u venë taksen 100%, prodhimeve serbe, vendime të cilat qeveritë tjera nuk ishin në gjendje ti merrnin”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai është shprehur se për gjendjen e krijuar në vend, fajtor janë edhe opozita.

“Për ketë gjendje të krijuar në vend, janë fajtore edhe opozita sepse edhe ajo praktikon procedura të njëjta, sidomos  në punësim. Edhe qeveritë tjera që do të vinë do ta kenë të vështir ti çkapin nga shteti, pasi që gjithçka brenda këtij shteti e kanë privatizuar, përvetësuar, dhe mendojnë së çdo institucion ju ka borxh këtyre “big bosave”, duke ju shërbyer atyre!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat