Të gjithë në protestë të bashkuar për rrëzimin e Qeverisë - Bota Sot
Të gjithë në protestë të bashkuar për rrëzimin e Qeverisë

Politika

Të gjithë në protestë të bashkuar për rrëzimin e Qeverisë

Nga: D. B Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:27
Ilustrim

Protestat e paralajmëruar kohën e fundit në Kosovë momentalisht janë e vetmja zgjidhje e mundshme për të larguar këtë qeveri nga pushteti. Madje jo të ketë protesta një orësh, por të ketë protesta të vazhdueshme, deri në rrëzimin e kësaj qeverie.

Kështu ka thënë analisti politik Faton Mehmeti, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, më mirë të largohet një herë e përgjithmonë kjo qeveri nga pushteti, sesa qytetarët e saj nga Kosova.

Ai ka thënë se në këtë protestë të paralajmëruar duhet që të gjithë të bashkohen, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Image
Faton Mehmeti

“Mbi të gjitha është në pyetje fati i Kosovës dhe të ardhmes së saj, dhe nëse nuk ngrihemi tani të gjithë në këmbë, dikur do të jetë vonë. Vendi çdo ditë po zbrazët, dhe ky trend duhet ndalur, ndryshe Kosova do të mbes pa të rinj, dhe faktikisht me rrezikun që Kosova të shpërbëhet ose të mbetët bosh. Kështu që protestave duhet ti bashkohet edhe LDK-ja dhe të gjithë ata që e duan të mirën Kosovës, pasi nuk bëhet fjalë për politikë por për Atdheun në këtë rast”, ka thënë  analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat