Njohësi i çështjeve juridike: Pak shpresë për takimin në Berlin - Bota Sot
Njohësi i çështjeve juridike: Pak shpresë për takimin në Berlin

Politika

Njohësi i çështjeve juridike: Pak shpresë për takimin në Berlin

Nga: N.H Më: 20 prill 2019 Në ora: 21:57
Aleksander Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nga takimi i 29 prilllit që do të mbahet në Berlin, nuk mund të pritet asgjë konkrete.

Ai është i mendimit se nga ky takim eventualisht mund të ketë përafrim të palëve si dhe vendosja e një kornize për të ec përpara me dialog. Ndërsa, pohon se në Berlin mund të përmbysët ideja e Thaçit për korrigjim të kufijve.

“Nuk mund të pritet asgjë, vetëm eventualisht përafrim të palëve si dhe vendosja e një kornize për të ec përpara me dialog, që njëherit është bllokuar dhe nuk ka ndonjë shpresë se mund të zhbllokohet dialogu. Bllokim përmes taksës apo vendosja e kushteve ende pa filluar dialogu i ka dhënë njëherë përnjëherë pengesë, andaj kësaj here në Berlin do të flitet për të bërë një kornizë dialogu që eventualisht palët mund të merren vesh. Samiti Berlinit shpeshherë thuhet se do të përmbysë idenë e Thaçit për korrigjim të kufijve”, ka thënë Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Ai me tej ka theksuar se është duke dështuar plani SHBA-së dhe BE-së për të gjetur një solucion mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edhe ashtu ka mbet shumë pak shpresë, pasi tani ka një stagnim të fuqishëm të këtij procesi dhe po dështon plani SHBA-së dhe BE-së për të gjetur një solucion, pra, të arrihet një marrëveshje në këtë vit, perëndimi është i zhgënjyer me sjelljen e Prishtinës dhe taksës apo barrikadës se venë ndaj dialogut”, ka thënë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Me 29 prill të këtij viti, krerët e Kosovës dhe Serbisë, do të udhëtojnë në Berlin. Ky takim në Berlin vjen pas një periudhe gati 6 mujore të bllokadës së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prej kur Qeveria e Kosovës vendosi tarifën ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës.

Nikoqirë të takimit të 29 prillit pritet të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...