Avokati Gjoshi: Ligji Antimafia shumë i nevojshëm në Kosovë

Politika

Avokati Gjoshi: Ligji Antimafia shumë i nevojshëm në Kosovë

Nga: D. B. Më: 24 prill 2019 Në ora: 17:54
Adrian Gjoshi.

Në Kosovë nuk vuajmë nga mungesa e ligjeve, por vuajmë dhe pësojmë nga mungesa e zbatueshmërisë së tyre, edhe pse Ligji “Antimafia” në Kosovë sigurisht se do ti zgjidhte shumë çështje.

Kështu ka vlerësuar avokati Adrian Gjoshi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë  se nevoja e “pastrimit” të sistemit të drejtësisë në Kosovë kërkon që të miratohen e zbatohen ligje të reja.

“Ashtu siç ka bërë Shqipëria duhet të bëj edhe Kosova, ku përveç ndryshimeve kushtetuese ka miratuar edhe pako me ligje të cilat kanë hapur rrugën e Vettingut. Pra njëjtë edhe Kosova duhet të ketë gatishmëri institucionale që të ndodhë ky rishikim në mënyrë që të krijohen institucione të pavarura, të paanshme, të përgjegjshme dhe të fitohet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, ka thënë avokati Adrian Gjoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat