Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, e ka quajtur të qëlluar këtë nismë, por mendon se është e mangët pasi që brenda saj do të duhet të ekzistoi ligji për largimin nga institucionet e shtetit.
“Kjo është nismë e qëlluar e cila është dashur të përfundonte para 20 viteve, mirëpo një fjalë popullore thotë “më mirë vonë se hiq”. Kjo nismë është e mangët, se brenda saj duhet të ekzistojë edhe largimi nga institucionet e shtetit të gjithë atyre që nuk e njohin shtetasin e Kosovës, e jo të bëjnë fushat kundër pavarësisë së Kosovës e të paguhen nga taksat e qytetarëve të saj”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Krasniqi mendon se Kuvendi i Kosovës do të duhet që të ngrit diskutim për kërkim familje nga Serbia për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj popullit civil shqiptarë.
Por, ai kritikon ligjvënësit se pasi që nuk i respektojnë vendime të cilat i nxjerrin nga seancat e Kuvendit.
“Kuvendi duhet të ngrit diskutimin për kërkim falje nga Serbia për krimet dhe gjenocidin që ka kryer ndaj popullatës civile shqiptare, mirëpo Kuvendi është bërë si një vend i lojërash ku luajnë fëmijët, sepse vendimet e veta si respekton asnjëherë, dhe presin nga të tjerët”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.