“Kosova po udhëhiqet nga një despot dhe nga banda e tij politike”

Politika

“Kosova po udhëhiqet nga një despot dhe nga banda e tij politike”

Nga: A.M. Më: 27 prill 2019 Në ora: 16:59
Hashim Thaçi ne Komision

Të premten është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor në të cilën ka raportuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, rreth dëbimit të gjashtë shtetarëve turq nga Kosova.

Kjo mbledhje kaloj me tensione ndërmjet presidentit Thaçi dhe deputetëve opozitar.

Por, gjatë kësaj kohë Thaçi nuk u përgjigj për çështjen për të cilën ishte ftuar  nga ky emision.

Debatin më të “fort”, Thaçi e pati me dy deputetët e opozitës,  atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Duke komentuar këtë debat në komision, analisti politik, Faik Krasniqi, ka thënë në një prononcim për “Bota sot” se  presidenti Thaçi se u shfaq në rolin e kryeprokurorit të shtetit dhe një gjë e tillë ndodh vetëm në Kosovë .

“Presidenti Thaçi dje u shfaq në rolin e kryeprokurorit të shtetit. Fliste në emër të Aleksandër Lumezit. Kjo ndodh vetëm në Kosovë, që një president të luaj rolin e prokurorit në një Komision parlamentar”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se fjalori i përdorur në këtë komision nuk i përkasin një institucioni, e lerë më një Presidenti të një shteti.

Image
Faik Krasniqi

“Çfarë dëgjuam dje? Hajn, kriminel, profitere, "të dua", Boshko Buha. Fjale rrugaçërie që nuk i përkasin një institucioni, e lerë më një Presidenti të një shteti. Në një shtet si Kosova që udhëhiqet nga një despot, dhe një bandë e tij politike që kanë kapur shtetin në çdo pore të saj, s'ka kush që t'i bëj asgjë Presidentin”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai mendon se nuk do të bëhet asgjë rreth rastit të dëbimit të shtetaseve turq.

“Prandaj, nuk do të bëhet asgjë rreth rastit të gylenisteve!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat