“Punësimet partiak kanë kaluar çdo kufi”

Politika

“Punësimet partiak kanë kaluar çdo kufi”

Nga: A.M. Më: 30 prill 2019 Në ora: 23:22
Qeveria e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka folur rreth punësimeve partiake nëpër institucionet vendore.

Ai ka thënë për “Bota sot” se kjo qeveri ka kaluar shembujt eventual nga qeverisjet paraprake, si dhe  ka gjendje ka kaluar çdo kufi.

“Mjafton të shikohen shifrat që kanë arritur të sistemuarit partiak në Qeveri, pra numri rekord i zv. Ministrave, këshilltarëve politik, pastaj punësimet partiake dhe të militanteve në kompani publike e gjetiu dhe të konstatohet se kjo gjendje ka kaluar çdo kufi dhe shembujt eventual nga qeverisjet paraprake”, ka deklaruar Rrahmani për “Bota sot”.

Image
Imet Rrahmani

Po ashtu, ai ka kritikuar qeveritarët dhe deputetët e partive në pushtet, pasi që bazë të deklaratave të tyre joserioze lënë me kuptu se nuk e kanë mendjen e kanë vetëm tek pushteti.

“Kjo situatë është e pakrahasueshme me diçka më herët, urojmë edhe të mos përsëritet kurrë më në asnjë qeverisje të ardhshme, sepse është dëshpëruese. E sikur kjo të mos mjaftoj, tentativat e justifikimit me deklarata të pa matura dhe joserioze nga qeveritarët dhe deputetët e partive në pushtet, len me kuptu se këta fare se kanë mendjen të zgjidhja e halleve të vendit, por mendjen e kanë vetëm te vota dhe pushteti”, ka përfunduar Rrahmani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat