Ky është plani i rrezikshëm që e çon Kosovën drejt ndarjes

Politika

Ky është plani i rrezikshëm që e çon Kosovën drejt ndarjes

Nga: G.B Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:09
Harta e Kosovës

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se përshtypja që Samiti i Berlinit ka pasur për qëllim liberalizimin e vizave është bërë krijuar me qëllim, derisa ajo ka qenë për çështjen e integrimit të Ballkanit në Evropë.

“Është krijuar me qëllim përshtypja që Samiti i Berlinit ka pasur për qëllim edhe liberalizimi i vizave. Në fakt thirrja e liderëve Ballkanik në Berlin ka pasur për qëllim çështjen e integrimit të Ballkanit në Evropë por duke hequr iluzionin që Ballkani bashkohet pa i zgjedhur problemet e brendshme”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, Thaçi ka shkuar i vetëm në Berlin me idenë për ndarje në këmbim për Gjykatën Speciale.

Image
Haki Abazi

“Ajo që u pa qartë në Berlin është se Thaçi ka shkuar atje i vetmuar me idenë për të sabotuar Berlinin duke mbajtur shpresën për opsionin e ndarjes që është këmbim për Gjykatën Speciale. Ai në mënyrë të tërthortë e tha se duhet në marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të thotë ndarja e Kosovës në kompensim të amnistisë së dyanshme por posaçërisht për akuzat që Gjykata Speciale mund t’i ketë ngritur ndaj Thaçit”, ka vlerësuar Abazi.

Ai ka theksuar se liberalizimi është përdorur si kamuflazh nga Thaçi, derisa shton se në deklaratat e tij ka shtrembërime dhe keqpërdorime.

“D.m.th edhe njëherë liberalizimi si një çështje e ndjeshme për qytetarët u përdor si kamuflazhe për qëllimet e Thaçit ashtu siç është përdorur në rastin e demarkacionit. Gjithashtu vizat si temë janë përdorur edhe për të mbuluar çështjen e asociacionit të komunave. Nga deklaratat e Thaçit kemi disa shtrembërime dhe keqpërdorime: Manipulimi me vizat dhe mandej akuzat e tij drejtuar BE-së për këtë gjë, tentimi për të marrë kredi nga fjalimi i Vasfije Krasniqit, e cila foli për dhunimet për të cilat Thaçi nuk ka folur që 20 vite e as në dialog në Bruksel, dhe manipulimi me Amerikën, duke tentuar që të lidhë bisedimet në Berlin dhe Paris me Washingtonin por në fakt është duke kërkuar që Rusia të përfshihet sepse çfarëdo involvimi amerikan i administratës së Trump drejtpërdrejt do të thotë edhe rihapje e çështjes së statusit për shkak se Serbia do të kërkojë pjesëmarrjen e Rusisë”, ka thënë ai.

Abazi thotë se duhet pasur kujdes nga aventurat e Thaçit.

“Kjo gjë nuk duhet të lejohet të ndodhë ashtu siç edhe duhet pasur kujdes nga aventurat e Thaçit sepse mendoj që po mundohet të arsyetojë hapat e destabilizimit të Kosovës nëpërmjet kinse hidhërimit të qytetarëve për viza, gjë që nuk është e vërtet dhe sigurisht që këtë skenar të vitit 2004 nuk e blen më askush”, ka deklaruar Haki Abazi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat