E thotë Haki Abazi: Ky duhet të jetë koalicioni ardhshëm qeverisës

Politika

E thotë Haki Abazi: Ky duhet të jetë koalicioni ardhshëm qeverisës

Nga: N.H Më: 6 maj 2019 Në ora: 19:33
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Koalicioni mes dy partive më të mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, po konsiderohet si e vetmja shpresë për ta ndalë koalicionin aktual PAN nga keqqeverisja.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka përmendur disa nga problemet më të cilat është duke u ballafaquar shteti i Kosovës.

Image
Haki Abazi

“Zhvillimet në Kosovë dhe ato jashtë saj tregojnë që vendi nuk është në situatë normale, shtetësia e brishtë dhe shkeljet e vazhdueshme të kushtetutshmërisë, pazareve në skuta, qartësia se ndarje Kosovës është propozuar nga Vuçiq dhe Thaçi ka dështuar ta paketojë sikur kompromis të dhimbshëm, stigmatizimi dhe imazhi i lënduar i Kosovës, ndalja e njohjeve ndërkombëtare, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe varfëria e lartë, pamundësia e lëvizjes së lirë, shkollimi jokualitativë, niveli lartë i krimit dhe korrupsionit e kanë sjellë gjendjen e cila lirisht mund të konsiderohet si shumë e rrezikshme për vendin sot dhe të ardhmen tij”, ka thënë Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Ai mes tjerash shton se nuk ka skenar tjetër më të shëndoshë se sa një koalicion i madh kundër krimit dhe korrupsionit për Kosovën Evropiane.

“Kjo kërkon një bashkërendim dhe skenar për të shpëtuar vendin nga qëllimet e këqija të kombinuara me padituri dhe injorancë me arrogancë që sot mbretërojnë në qeverisjen vendit. Shteti i kapur duhet të ç’kapet nga dora e krimit dhe korrupsionit, kjo gjë bëhet duke tejkaluar interesat e individëve dhe duke ruajtur interesin nacional të Kosovës. Sot nuk ka skenar tjetër më të shëndoshë se sa një koalicion i madh kundër krimit dhe korrupsionit për Kosovën Evropiane”, shtoi ai.

Abazi thekson se koalicioni “ideal”, duhet të përfshijë LDK-në, LVV-në dhe të gjithë intelektualet e pavarur dhe përfaqësuesit e diasporës.

“Ky koalicion duhet të përfshijë LDK-në, LVV-në dhe të gjithë intelektualet e pavarur dhe përfaqësuesit e diasporës. Çdo tentim tjetër do të përfundojë në vazhdim të situatës së këtillë dhe rezultatet do të jenë edhe më të këqija se që i kemi sot”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat