Kudo në Kosovë, ushtarë të FARK-ut, me komandantë të LPK-së!

Politika

Kudo në Kosovë, ushtarë të FARK-ut, me komandantë të LPK-së!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 10 maj 2019 Në ora: 10:38
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Përvjetori i 20-të i Luftës së Koshares, sheshoi makro-falsifikimet, ndër vite të "komandantëve" të UÇK-së. Ndërkohë, opinioni gjithë-shqiptarë shtoi respektin, admirimin për komandantët luftëtarë të FARK-ut, kur mësoi të vërtetën. Megjithatë, oficerët e FARK-ut, duke përdorur gjuhën e butë e pajtuese, por, fort të argumentuar, të Ministrit Ahmet Krasniqi dhe të kolegëve eprorë, Sali Çekaj e Agim Ramadani, vazhdojnë t`i heshtin kontradiktat, që kanë pasur me Shtabin provokativ të ashtuquajturës "UÇK-e" të LPK-së dhe, njëkohësisht, edhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, pas ekzekutimit zyrtar të ministrit Krasniqi. Ndoshta, kjo maturi, e vet-censuruar, diktohet edhe nga shërbimi i disa kuadrove të FARK-ut, në strukturat aktuale të FSK-së.

Por, faktet janë të bollshme dhe historianët duhet të kenë mësuar nga gënjeshtrat dhe falsifikimet e historisë njëshekullore të Shqipërisë.

Njëri nga eksponentët e LPK-së, i cili ka pasur rol kyç në menaxhimin e financave për luftën, është Xhavit Haliti. Ai mohon edhe ekzistencën e FARK-ut!? Demantimi i argumentuar është bërë në shkrimin "UÇK-ja" imaxhinare e Xhavitit dhe FARK-u luftë bërës i Rugovës".

"Arsyetimi" i Xhavitit:

1) FARK-u nuk kanë pasur njerëz;

2) Në territorin e Kosovës nuk ka pasë FARK;

3) FARK-u nuk kanë pasur as armatim!?

I. Anëtarët e LDK-së, ushtarë të FARK-ut

E vërteta është se FARK-u, i prirë nga Ministri i Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqi, hapi pikat, për përgatitjen ushtarake të djemve të Kosovës dhe të Mërgatës shqiptare, si në: Qerret të Kavajës; në Kolsh e Kalimash të Kukësit; në Drojë të Mamurrasit, Kurbin; në Viçidol, pastaj të bartur në Papaj, Padesh, Tropojë. Nga këto pika ushtrimore, furnizohej me ushtarë Kosharja dhe Kosova.

II. Kudo në Kosovë, ushtarë të FARK-ut, me komandantë të LPK-së!

Realisht, në territorin e Kosovës, ka pasur, pothuajse, vetëm ushtarë të FARK-ut. Sepse, LPK-ja ka pasur vetëm "komandantë" pa ushtarë. "Komandantët" shtabistë të LPK-së, përfshi edhe Xhavit Halitin, mrizonin nën pishat e "Bllokut të Zi" të Tiranës. Ndoca komandantë në Kosovës, akuzuan shtabistët e "Rogner-it", pse nuk u dërgonin ushtarët e tyre? njëri syresh, në një Odë të Drenocit në Malishevë, në prani të 300 burrave, tha "...Rugova, qeni plak, me lakejt e tij". Pra, duke mos i pranuar për ushtarë "lakejtë e qenit plak", që ishin djemtë luftëtarë FARK-istë, u vra, në ikje e sipër, i vetmuar pa ushtarë, përveç nuses së tij, pa mundur ta shkrepë asnjë fishek!

Por, e vërteta vonon e nuk harron. Në emisionin - Ekspress - të Berat Buzhalës e Leonard Kërçukut, ky i fundit, në bisedë e sipër, me kryeministrin Ramush Haradinaj, thotë:

-"... ndoshta LDK-ja e ndjen vetën inferiore, pse nuk ishte pjesë e luftës, , nuk ka luftuar!?"

- Kryeministri Haradinaj reagon me habi: "Jo, qysh nuk ka luftue LDK-ja?! 99 % të ushtarëve në Kosovë, kanë qenë nga LDK-ja".

Për çudë, një djalë i mirë, si Leonard Kërçuku, me përgatitje solide profesionale, por, edhe me guxim qytetar, si gazetar, mëkat që është aq i painformuar, për luftën e fundit në Kosovë! Pra, nuk e paragjykoj për ngarkesë politike majtiste, por, thjeshtë, mosinformim, edhe më saktë, keqinformim. Propaganda lehaqene e Tiranës zyrtare, me SHISH-in e saj; LPK-ja me SHIK-un e vet, kanë agjituar për 20 vjet radhazi, për ta përvetësuar luftën, të bërë nga të tjerët! Në rastin konkret, luftën e bërë nga luftëtarët e FARK-ut.

Ndërsa, Fatmir Limaj, pa përmendur përqindje, është i pari nga komandantët, që ka pranuar se "të gjithë ushtarët na vinin nga LDK-ja".

FARK-u urdhëroi mobilizimin në tërë Kosovën. Ushtarët nga radhët e LDK-së, ishin numerikë. Edhe komandantët ushtarakët të karrierës nuk mungonin. Por, militantët e LPK-së i bllokuan, duke ua "besuar" kazmën dhe lopatën, për hapjen e llogoreve!

Atëherë, pyesim, vërtet, Xhavit Haliti është kaq i painformuar, sa mos ta dijë se kush e bëri luftën në Kosovë?! Në kohë digjitale, nuk mund të falsifikohet historia, ashtu siç bëri Hoxha i Tiranës, duke e futur Shqipërinë në karantinë, sikur shqiptarët të ishin - leprozë -, infektues! Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat