“Dyfytyrësi e Bashkësisë Ndërkombëtare” - Bota Sot
“Dyfytyrësi e Bashkësisë Ndërkombëtare”

Politika

“Dyfytyrësi e Bashkësisë Ndërkombëtare”

Nga: A.M. Më: 11 maj 2019 Në ora: 20:42
Ushtria serbe

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” pas paradës së udhëhequr nga Vlladimir Llazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë, ka deklaruar se Serbia akoma nuk ka hequr dorë nga mendësia kriminale.

“Është e papranueshme që një kriminel lufte të udhëheq paraden ushtarake-policore. Kjo tregon se Serbia akoma nuk ka hequr dorë nga mendësia kriminale”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, Bashkësia Ndërkombëtare do të kishte reagim tjetër nëse në Kosovë do të kishte ndodhur një gjë e tillë..

Image
Faik Krasniqi

“Kurse Bashkësia Ndërkombëtare i mbyll sytë. Sikur një shqiptarë i akuzuar dhe dënuar për krime lufte do ta udhëheqte një paradë të tillë, Kosova do të ndëshkohej si shtet. Por me Serbinë vlejnë rregulla tjera. Dyfytyrësi e Bashkësisë Ndërkombëtare. Në Kosovë janë forcat e NATO-së që garantojnë sigurinë tonë, prandaj nuk ka asnjë rrezik nga asnje shtet, sepse përballet me një fuqi të madhe! ”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...