Sa paraqet rrezik për Kosovën, parada serbe në Nish, e udhëhequr nga gjenerali i dënuar për krime lufte Llazareveq? - Bota Sot
Sa paraqet rrezik për Kosovën, parada serbe në Nish, e udhëhequr nga gjenerali i dënuar për krime lufte Llazareveq?

Politika

Sa paraqet rrezik për Kosovën, parada serbe në Nish, e udhëhequr nga gjenerali i dënuar për krime lufte Llazareveq?

Nga: A.M. Më: 12 maj 2019 Në ora: 14:33
Vlladimir Llazareviq

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, ka komentuar për “Bota sot”, paradën  e udhëhequr nga Vlladimir Llazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë.

Tërnava ka thënë se më këto parada provokuese në qytetin e Nishit tregojnë se faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan, pasi që gjeneral Llazareveq është i dënuar për krime lufte në Kosovë.

“Serbet si të tillë që janë, me këto parada provokuese në qytetin e Nishit e që nuk është larg Kosovës, po e tregojnë veten si popull që nuk ecin në hap me kohën, dhe janë faktori kryesor i destabilizimit në Ballkan. Kur e them këtë e kam parasysh që një gjeneral i quajtur Llazareveq i dënuar për krime lufte në Kosovë, ende me kompetenca të një oficerit zyrtar, komandon me paradën ushtarake policore. Me këtë Serbia po e dëshmon se këta janë duke i ndjekur politikat luftënxitës të Milosheviqit në Ballkan, edhe që nuk e kanë harruar se me këto politika luftënxitëse dhe luftërat që i bëri Serbia, u sulmua nga forcat ndërkombëtare të NATO-së dhe UÇK-së në vitin 1999 deri sa u detyrua që Serbia ta nënshkruaj kapitullimin e saj të Kosovës, dhe ti tërheq forcat e saja nga ky territor i yni, dhe si humbëse të largohet nga Kosova, sipas marrëveshjes të Kumanovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

Po ashtu, ka thënë se  qëllimi i Serbisë është presioni ndaj faktorit ndërkombëtar që së paku ti ndahet pjesa e veriut dhe ti bashkëngjitet Serbisë.

“Serbia e ka të qartë se Kosova është njëherë e përgjithmonë  humbur, dhe se edhe në të ardhmen nuk mund ma të llogariten se do ta kthejnë si pjesë të saje Kosovën, por qëllimi i tyre është presioni ndaj faktorit ndërkombëtar që së paku ti ndahet pjesa e veriut dhe ti bashkëngjitet Serbisë, sidomos kur në bisedat e fshehta që i zhvillonin përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës, Kryetari Hashim Thaçi për ti shpëtuar akuzave të gjyqit ndërkombëtar në Hag, ishte i pajtimit që veriun tua fale serbeve, dhe shpiku  variantet e tij (korrigjim i kufijve, kthimin e komunave që na i ka fal Rankoviqi, etj) që ta binde popullin e Kosovës se Kosova s’po humb asgjë se asaj do ti bashkëngjiten pjesët e Luginës së Preshevës. Reagimi i popullit dhe i disa politikanëve e sidomos të Kryeministrit njëherë për njëherë u evitua ai rrezik i ndërrimit të kufijve sidomos në mbledhjen ndërkombëtare në Berlin”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...