Kush guxoi ta rrahë Arbana Xharrën, ishte një skenarë apo një rrahje makaber?! - Bota Sot
Kush guxoi ta rrahë Arbana Xharrën, ishte një skenarë apo një rrahje makaber?!

Politika

Kush guxoi ta rrahë Arbana Xharrën, ishte një skenarë apo një rrahje makaber?!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 13 maj 2019 Në ora: 12:04
Arbana Xharra

Të gjithë u befasuan, disa edhe ironizuan me rrahjen brutale që i ndodhi këshilltares së ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit.

Arbana Xharra, është rrahur dy vite më parë, teksa po kthehej nga Shqipëria, ku ishte e ftuar në një emision televiziv.

Arbana Xharra, e njohur për kritikat e ashpra ndaj PDK-së, në kohën sa ishte gazetare, ku morri edhe çmime ndërkombëtare për punën e saj, harroi shkrimet e saj disa vjeçare dhe shkoi në gjirin e PDK-së, për tu bërë këshilltare e ish-kreut të SHIK-ut, Kadri Veselit.

Pak ditë pas aderimit spektakulare të saj, ajo edhe u rrahë.

Megjithatë, dy vite pas ngjarjes, dyshohet se e gjitha kjo ngjarje ishte një skenarë mirë i përgatitur nga Arbana dhe pjesëtarët e SHIK-ut që tani janë në PDK.

Pas “tmerrit” që përjetoi Arbana, ajo që bie në sy, ishte fotografi, i cili kishte arritur aq mirë të fokusohet derisa Arbana ishte ulur në korridorin e spitalit në Prishtinë.

Pamja e saj tmerroi secilin që e shikoi atë fotografi.

Arbana e “lodhur nga rrahja” shihej me çorape të shqyera para “dhunimit”.

Fotografi, për këtë foto të mahnitshme, është dashur që të shpërblehet me ndonjë “çmim”, por siç duket është enigmatik, pasi askund nuk shihet emri, apo logoja e mediumit që e bëri fotografinë.

Pas gjithë kësaj, me të drejtë shtrohet pyetja se kush guxoi ta rrahë këshilltaren e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit? Ose, a ishte rrahje apo skenarë i përgatitur, në mënyrë që, Arbana nga kjo “rrahje” të përfiton dhe të emigron në Amerikë, atje ku jeton me fëmijët e saj?

Policia nuk tregon detaje

Për këtë çështje, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje të reja, përveç që ka treguar se rasti konkret është proceduar tek organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit te ligjit ne te gjitha rastet ndërmerr veprimet e saja konformë autorizimeve ligjore qe ka, duke përfshirë edhe ne rastin konkret i cili është proceduar tek organet e drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dhënë gazetës “Bota sot”.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Ndërsa, prof. Dr. Binak Maxharraj thekson se, Arbana Xharra ishte një gazetare që gëzonte respekt të lexuesit me shkrimet e saja kritike për rrjedhat politike në Kosovë në periudhën e pasluftës.

Sipas tij, Arbana ishte një kritikuese e ashpër ndaj korrupsionit, ndaj kapjes së shtetit nga bandat e ndryshme mafioze-politike, kritikonte qeverisjen e keqe për shumë vite të cilat po e çonin vendin në degradim e sipër.

“Por, një ditë si në befasi diçka ndryshoi në jetën e sajë duke e lanë profesionin e gazetarisë dhe hiç më pak u emërua Këshilltare e Kryeparlamentarit Kadri Veseli. Pak e çuditshme së si vendosi ajo të bëhej këshilltare e Kryeparlamentarit Kadri Veselit i cili vjen nga PDK të cilën fushë Xharra e ka pas vazhdimisht në thumb të kritikës. Shumë mediume dhe portale u çuditën së çfarë e shtiu Xharrën të merr një vendim të tillë, të shkon atje ku kritikonte me se shumti në shkrimet e sajë”, thotë profesori, për gazetën “Bota sot”.

A ishte një skenari nga kuzhinat mafioz-politike në Kosovë? 

Maxharraj shton se, disa ditë pas emërimit të saj e zuri sherri ku edhe u rrah e u dhunua dhe u keqtrajtuar ashpër, siç shihej në fotot e bame me ngadalë dhe më plotë profesionalizëm.

“Kjo se çka i ndodhi Arbanës u kritiku nga shumë njerëz, nga gati të gjithë pushtetarët të cilët nuk kursenin kritika për sulmuesin. Kush ishte personi ose personat që e banë një akt të këtillë të shëmtuar ndaj një gazetareje të aftë dhe të guximshme të cilët edhe dy vite pas kësaj ngjarje të turpshme nuk dihet identiteti i sulmuesit dhe si dukët as organet e rendit nuk u morën seriozisht më këtë rast. A ishte ky rast një rast i veçantë i një personi të veçuar, apo ishte diçka tjetër të një skenari i farkuar nga kuzhinat mafioz-politike në Kosovë kritikuese e ashpër i të cilëve ka qenë Arbana”, thekson Maxharraj.

Ai shton se, në këtë kontekst shtohen disa pyetje të veçanta rreth këtij rasti.

“Unë nuk jam ekspert i kriminalistikës, por shtrohet pyetja se sulmuesi a ishte vetëm apo kishte edhe shoqëri?! Si ndodhi që fotografi të ndodhët në vendin e ngjarjes dhe të bëjë foto të mrekullueshme më ngadalë të Arbanës së rrahur, apo ndodhi aty rastësisht. Kjo të lenë më kuptua se a mos është ky një skenar i përgatitur më parë nga kuzhinat e ndryshme, për ta lehtësuar sado pas kalimin e Arbanës si Këshilltare e Kadri Veseli, ose si është e mundur, por edhe si guxon që ndonjë person i vetmuar ta bëjë një akt të këtillë të shëmtuar, kjo do të thotë se askush nuk do të qonte dorë në Arbanën harrën në krye n’vete, që lenë të kuptohet së rrahja e Arbana Xharrës ndoshta është bërë sipas një skenari të përgatitur më parë. Ndoshta edhe nuk kam të drejtë ta them këtë, por që ka edhe diçka të vërtetë në këtë histori”, përfundon Maxharraj.

Krasniqi tregon qëllimin

Image
Faik Krasniqi

Ndërsa, politologu Faik Krasniqi pohon se, ngjarja me Arbana Xharrën ishte shumë enigmatike.

Ai thotë se, ka shumë pikëpyetje që na lë të dyshojmë se e gjitha ngjarja ishte e inskenuar nga elemente të SHIK-ut.

“Arbana Xharra atë natë ishte në një emision në Tiranë dhe përveç njerëzve të partisë së saj, askush nuk ka mundur ta di se kur kthehet në Prishtinë. Edhe fotografitë të bënin të dyshosh. Si qëlloi fotografi në ato momente në vendin e ngjarjes? Qëllimi ishte që aktivistët e Vetëvendosjes të akuzoheshin për gjoja rrahjen e saj. Ajo ka më shumë se një vit që bashkë me fëmijët e saj ka emigruar në Amerikë. Kjo tregon gjithçka, që ngjarja mund të jetë e inskenuar, në mënyrë që ajo të ketë pretekst për të fituar dokumentacionin e qëndrimit atje!”, potencon Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Ato fotografi të Arbanës shërbyen për të fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA

Image
Faton Mehmeti

Edhe analisti politik Faton Mehmeti, ka një mendim të njëjtë.

Ai mendon se gjithë ajo që ndodhi me Arbanën ishte skenar nga vet PDK, gjoja se ne s’jemi e keqja e këtij vendi.

“Përmes Arbanës, Kadri Veseli e përdori si purgator për tu larë nga mëkatet, dhe duke hedhur topin e fajit tek të tjerët. Ato fotografi të Arbanës pastaj i shërbyen për të fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA. Nga gjithë kjo ngjarje që ishte skenar i SHIK, përfitoj Kadri Veseli që me rolin e viktimës së sulmuar për poenë politike, mori kredencialet e njeriut të "ndryshimit" në PDK. Kjo lojë, Kosovës nuk i shërben aspak, vetëm sa fut brenda saj mosbesim tek çdo gjë që ndodh”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thekson se, rasti i Arbana Xharrës ka qenë rasti i rënd edhe pse Arbana është rreshtuar në partinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit PDK.

“Kjo nuk i jep askujt të drejt ta sulmon fizikisht një femër shqiptare një nën shqiptare e cila ishte gazetare deri dje dhe kishte filluar angazhimin politik. Angazhimi i saj në politikë për mendimin tim është huqje personale por koha do ta tregon atë punë, sa i përket sulmit ndaj saj mundet me qenë i përgatitur nga vet krerët e PDK, duke dashur që këtë sulm ta paraqesin si sulm kundër PDK por edhe sulmi të ketë lidhje dhe ngjyrë fetare pasi Xharra ishte kritikuese e zjarrtë e hoxhallarëve dhe keqpërdorimit të fes islame në Kosovë”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Të pyeten Kadri Veseli dhe Naim Tërnava

Sipas tij, zjarri mediatik ishte i kurdisur, por beson se zonja Xharra është vet viktimë e lojërave të ndyta që luhen nën tavolinë nga akterët e Prontos.

Image
Naim Miftari

“Për sulmin qyqar duhet me pyet se a ka ndonjë njohuri apo informatë Kadri Veselin, dhe për këtë ndoshta duhet pyetur edhe Naim Tërnavën dhe njerëzit e PDK që janë në postet kryesore në BIK, pasi zonja Xharra shpesh kishte kritikuar TIKEN "fabrikën" e restaurimit të xhamive turke në Kosovë, e lidhur ngushtë me familjen e presidentit turk Taip Erdoganit, përndryshe vëllain e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës”, shton ai.

Sipas tij, pa marr parasysh arsyen dhe sulmuesit, ky sulm është i papranueshëm dhe është sulm qyqar, i përgatitur nga qyqarët, pasi shumë lehtë është ta sulmosh apo ta etiketosh një grua, një nën shqiptare.

“E njëjta lojë e ndyrë, ndoshta nga i njëjti ekip është kryer edhe me gruan e Blerat Stavilecit, i cili sot fryhet si bibani për fitoret e tij por nuk din kush ja sulmoj gruan brutalisht midis kryeqytetit tonë. Edhe sulmi dhe djegia e veturës së Adem Grabovcit dhe të një gruaje të një zyrtarit të LDK-së, B. G. akterët janë pothuajse të njëjtë nga kush janë të urdhëruar dhe të mbuluar këta sulmues NINGJASH të pa kapshëm, koha do ta tregoj më vonë”, përfundon Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...