“Çështja e liberalizimit, telenovelë indiane”, Krasniqi i tregon Haradinajt si për veprojë për vizat - Bota Sot
“Çështja e liberalizimit, telenovelë indiane”, Krasniqi i tregon Haradinajt si për veprojë për vizat

Politika

“Çështja e liberalizimit, telenovelë indiane”, Krasniqi i tregon Haradinajt si për veprojë për vizat

Nga: G.B Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:46
Ramush Haradinaj

Deklaratat për liberalizim të vizave vazhdojnë nga politikanët e Kosovës.

Së fundmi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave, pasi kishte marrë një “Po” nga Gjermania në Samitin e Berlinit, ndërsa më pas tha se liberalizimi do të ndodhë në shtator.

Ndërsa, ambasadori zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka porositur kryeministrin që të mos japë afate kohore.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se çështja e liberalizimit të vizave është shndërruar në telenovelë indiane, ku politikanët ka një dekadë që premtojnë.

“Çështja e liberalizimit të vizave është shndërruar në një telenovelë indiane. Jemi mësuar tashmë me premtimet e politikanëve tanë për liberalizim të vizave. Ka një dekadë që premtojnë dhe e bëjnë si të kryer këtë çështje. Por, qytetarët e Kosovës vazhdojnë akoma të ngelin të izoluar”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, kryeministri nuk duhet të luajë me ndjenjat e qytetarët dhe në vend se të japë data, duhet të lobojë në Bruksel.

“Kryeministri Haradinaj nuk është mirë që të luajë me ndjenja të qytetarëve. Në vend që të jep afate kohore se kur do të ndodhë, ai do të duhej të lobonte në Bruksel atje ku vendoset për këto çështje, dhe pastaj të bënte këto premtime”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai thotë se Gjermani është shteti më i fuqishëm brenda BE-së, por janë edhe 27 shtete tjera, derisa përmend dhe zgjedhjet që do të kemi në Bashkimin Evropian.

“Padyshim që Gjermania është shteti më i fuqishëm brenda Bashkimit Evropian, por janë edhe 27 shtete të tjera brenda këtij Unioni. Taksën ndaj Serbisë do të mund ta përdorte për heqjen sa më të shpejtë të vizave. Sidoqoftë, në fund të këtij muaji janë zgjedhjet në Bashkimin Evropian, dhe pas përfundimit të zgjedhjeve mund të kemi një qartësi se kur saktësisht mund të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk pres që kjo të ndodhë në shtator të këtij viti”, ka theksuar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

Sipas tij, në shtator mund të merret vendimi për heqjen e vizave dhe më pas pas dy ose tre muaj qytetarët e Kosovës mund të lëvizin të lirë në zonën Schengen.

“Në shtator mund të merret vendimi për heqjen e vizave, dhe pastaj brenda dy ose tre muaj qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Fundi i këtij viti ose fillimi i 2020. Nuk ka më arsye që Bashkimi Evropian të na mbajë të izoluar”, ka deklaruar Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...