Koalicionet dhe përgjegjësia e LDK-së, pse bandat në pushtet?!

Politika

Koalicionet dhe përgjegjësia e LDK-së, pse bandat në pushtet?!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 22 maj 2019 Në ora: 13:35
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Në rrethanat e krijuara, pas çlirimit të vendit, ndërkombëtarët, si çlirues faktik të Kosovës, imponuan edhe nismën e krijimit të institucioneve, pra, edhe të Qeverisë të Kosovës. Koalicioni PDK-LDK, edhe pse i padëshiruar për LDK-në, u bë.

Në zgjedhjet e dyta nacionale, LDK-ja zgjodhi një alternativë tjetër. Koalicionin me AAK-në e konsideroi "sakrificë". "Zgjodhëm të keqen më të vogël!" Anëtarësia e LDK-së, paksa e hutuar, shprehu pakënaqësi, ngaqë nuk kuptoi arsyen e mirëfilltë të koalicionit të ri.

E para, është së mungonte një alternativë tjetër e pranueshme. Ose AAK-ja ose minoritetet, pra, serbët. Kosovën e prisnin vendime të mëdha, të karakterit nacional, kombëtar, që nuk mund të pritej vota pozitive e pakicës serbe.

E dyta, vazhdonte përgjakja e Kosovës, nga bandat e LPK-së, të krijuara gjatë luftës dhe të konsoliduara pas luftës. Dhe, Presidenti Rugova kishte dy alternativa:

1) Të ndëshkonte me ligj bandat dhe kryebanditët, që krijuan ato.

Por, kjo në rrethanat e atëhershme, nuk mund të bëhej, sepse as prokurorët dhe as gjyqtarët nuk ishin të gatshëm ta bënin detyrën, për çka paguheshin dje dhe sot. Sepse terrori i bandave mbizotëronte kudo. Bandat vrisnin ditën për diell dhe natën në errësirë. Askush nuk dënohej. UNMIK-u, me shefin Kouchner dhe kolegët e tij, ishin pajtuar me krimin, heshtnin, duke mos bërë asgjë për zbulimin dhe ndëshkimin e kriminelëve, që, në fakt, zbatonin urdhrat e "komandantëve" të tyre kryekriminelë.

2) T´u kundërpërgjigjej me plumba "komandantëve" dhe bandave të tyre, Kosova do të përballej me luftë civile, qytetare. Dhe, ende pa u konsoliduar si shtet, rrezikohej humbja e asaj që ishte fituar, më saktë,dhuruar nga NATO-pakti.

3) Ta ndante pushtetin me bandat, për çka edhe ato përgjaknin krahun ushtarak të djeshëm, FARK-un dhe atë politik të sotëm, LDK-në.

Presidenti Rugova zgjodhi, pikërisht, alternativën e tretë, ndarjen e pushtetit, për t`i neutralizuar, të paktën, bandat e Dukagjinit, me seli në Gllogjan.

Është jo reale, falsifikim i historisë, të thuash se populli i Dukagjinit ishte armiqësuar shumë dhe Presidenti Rugova donte ta pajtonte popullin, siç shtrembëron nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, për të mos i lënduar "kryekomandët", kryebanditë të Dukagjinit.

Bandat janë grupime kriminale, të cilat veprojnë nën urdhrat e kryebanditëve, duke kërcënuar, maltretuar, terrorizuar dhe vrarë, për qëllime të grabitjes, uzurpimit të pasurive shtetërore e private, vjeljes të haraçit të dhunshëm, pasurimit vetjak e partiak, për blerjen e votave, deri në krijimin e klientelës së përhershme elektorale, siç janë partitë derivate të LPK-së-bandë, PDK-ja dhe AAk-ja. Pra, marrjen e pushtetit me dhunë. Prandaj, Luta jonë ngatërron panevojshëm, për të mos thënë, qëllimshëm, bandat me popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat