Kush guxon ta hetojë Kadri Veselin për fajdet?

Politika

Kush guxon ta hetojë Kadri Veselin për fajdet?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 maj 2019 Në ora: 10:38
Kadri Veseli

Rasti i fundit ku nga disa të arrestuar për fajde del në pah edhe emri i kreut të PDK-së, dhe njëkohësisht kryetar i kuvendit, nuk është risi në vendin tonë, por edhe me gjerë. Ajo çfarë e dallon këtë rast nga rastet e tjera në botë ka të bëjë me qasjen që i bëhet një çështjeje të tillë, dhe epilogun. Duke qenë të vetëdijshëm se kemi të bëjmë me një shtet të kapur dhe drejtësi të kontrolluar nga bandat, s`mund të presësh epilog fare përpos zhargonit tashmë të njohur: Hetimet vazhdojnë. Kjo frazë nënkupton që peshkatari nuk e zë peshkun asnjëherë, jo se nuk mundet por ka frikë se do e përpijë. Gjithnjë ka ekzistuar përceptimi se njerëz të PDK-së kontrollojnë çdo gjë në vend, janë pjesë e fajdeve, haraçit dhe kontrabandës së armëve. Megjithëse në disa raste edhe ka pasur të arrestuar që kanë lidhur emrat të mëdhenj me rastet në fjalë, asnjëherë askush nuk këta nuk është arrestuar, aq më tepër edhe të merret në pyetje. Nëse sado pak do të kishte një dritë në errësirën e drejtësisë, Kadri Veseli do të ishte marrë në pyetje, e fakti që kjo nuk ndodh u jep goditje të fortë edhe atyre pak optimistëve që shpresonin se këtu ka pak drejtësi. Ky rast, si dhe rasti “Pronto” që ende vazhdon me “hetimet vazhdojnë” ka shpërfaq të vërtetën e hidhur se këtu s`ka drejtësi, dhe ky vend është i kapur nga kriminelë. Këtë nuk e themi vetëm ne, por e thotë edhe bota, hiç më larg se ambasadori i Britanisë në vendin tonë. Kjo vetëm sa e shton peshën e gjendjes në vend, që thënë drejtën nuk është fare e mirë, dhe as që ka menduar dikush se do të binte vendi në këtë degradim.

Duke u munduar që të pastronte veten Kadriu iu drejtuar prokurorisë duke i kërkuar që të hetohet. Qysh në start shfaqet non sensi që një i përmendur në aferë korruptive me 200 mijë euro i kërkon prokurorisë që ta hetojë.  Prokuroria po u dashka me pritë “ lejen” e të përmendurit në një aferë të tillë që të nis hetimet, sa ironike. Për të vazhduar me shoun e tij Kadriu paralajmëroi dorëheqje nëse shpallet i pafajshëm. Nëse kadriu e dashka më shumë drejtësinë se pozitën aktualë, pse nuk jep dorëheqje dhe të lër prokurorinë ta hetoj si qytetar të rëndomtë. Natyrisht se kjo do e lehtësonte sado pak punën dhe presionin e pakurorëve, megjithëse përfundimi do të mbetet i njëjtë, Kadriu asnjëherë s`do të dënohet. Kjo aferë sintetizon gjithë sistemin e shteti në duart e ca njerëzve që me funksione të larta në politikë, prokurori dhe biznesmen janë të lidhur njëri më tjetrin dhe mbrojnë njëri tjetrin për interesa të ndërsjellta. S`do shumë mend për të kuptuar se politiket gjithë luksin e kanë ndërtuar me djersë, prandaj iu dhimbset aq shumë të lëshojnë pushtetin, sa që janë në gjendje edhe të vrasin kush do që u del përpara. Kadri Veseli, besoj se është figura më enigmatike në skenën politike të vendit, megjithëse pak nga pak po fillojnë t’i dalin krejt të palarat.

Natyrisht se rasti në fjalë, me fajdet, nuk mund dhe nuk duhet të kalohet sikur rastet e tjera, megjithëse nuk pritet ndryshe derisa kjo qeveri, dhe veçanërisht PDK të jetë në pushtet. Me popullin që gjithnjë po braktis PDK dhe është i gatshëm për ndryshim, nuk pritën ditë të mira për këtë parti, respektivisht këtë qeveri, që ka degraduar jetën e qytetarit deri aty sa më nuk durohet. Koha e dallavereve dhe mashtrimeve po u vjen fundi, me shpresën se një ditë të gjitha skandalet dhe aferat që kanë dëmtuar Kosovën do të gjykohen drejt, dhe fajtorët të dalin para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat