“Presidenti Thaçi ka humbur rrugën n’oborr”

Politika

“Presidenti Thaçi ka humbur rrugën n’oborr”

Nga: D. B Më: 27 maj 2019 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi ka rikthyer në vëmendje ëndrrën e kamotshme të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar. Por në anën tjetër Thaçi që një kohë të gjatë ka lobuar për ndarje të Kosovës duke pretenduar që një pjesë të veriut t`ia jap Serbisë në këmbim të marrjes së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Analisti politik Leon Duhanaj ka thënë për “ Bota sot” se përderisa Kosova nuk e mbyllë procesin e shtet ndërtimit, çdo nismë nën parullën e Bashkimit Kombëtar, nuk është asgjë tjetër, pos shtytje e projektit serb për ndarje të Kosovës.

“Ata që vërtetë e duan Bashkimin Kombëtarë, punojnë në heshtje për atë ideal. Ndërsa ata që pallën me deklarata boshe, ose nuk shohin më larg hundës së tyre, ose kanë ndonjë hallë të madh, të cilin synojnë ta mbulojnë n ‘kurriz t ‘interesit kombëtar. Për shumë vite, ishte VV ajo që e trumbetonte ketë slogan, përderisa e luftonte shtetësinë e Kosovës me të gjitha mjetet. Tani kemi presidentin e vendit, i cili me gjasë e ka humbur jo vetëm rrugën n’ oborr, por edhe arsyen e plotë. Sjelljet e tij i përngjajnë dikujt që është në panik të madh dhe po lufton për jetë a vdekje. Vërtetë është për keqardhje që kemi një President të tillë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, është për keqardhje që nuk kemi politikë apo parti, që ja ndalin turrin antikushtetues dhe antikombëtar Thaçit.

“ Mos harroni se në rast se dikush tjetër do të ishte në vend të tij dhe do ta bënte tërë ketë përpjekje , ky Thaçi do ta kishte ndërmarrë që moti ndonjë nismë për shkarkimin e tij dhe do ta kishte nxjerrë para përgjegjësisë kushtetuese. Kundër tij, nuk bën askush asgjë, pasi që me gjasë ai i kontrollon, në mos të gjithë atëherë shumicën e pushtetarëve”, ka thënë Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat