Aksioni i sotëm dëshmoi se shteti i Kosovës, po avancon me njësitë profesionale dhe Speciale të Policisë

Politika

Aksioni i sotëm dëshmoi se shteti i Kosovës, po avancon me njësitë profesionale dhe Speciale të Policisë

Nga: D.B Më: 28 maj 2019 Në ora: 19:32
Aksioni

Operacioni i Policisë-Ndërtimi i Sovranitetit edhe kësaj radhe ka dëshmuar se për të shtrirë rendin dhe ligjin në mënyrë të natyrshme, sipas rregullave dhe normave të parapara edhe në vendet më progresive e demokratike në botë, së pari duhet që të krijohen edhe predispozitat politike të bazuar në Kushtetutë, e që është sovraniteti i plotë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se aksioni i sotëm, dëshmon edhe njëherë se shteti i Kosovës, po avancon me njësitë profesionale dhe Speciale të Policisë.

“Megjithatë lind pyetja se a është e mjaftueshëm dhe a është normale që sa herë që duhet diçka serioze mbi rendin dhe ligjin në një pjesë të territorit, djemtë dhe vajzat tona të rreshtuara në njësitet policore, potencialisht ti nënshtrohen rezistencës së bandave dhe grupeve kriminale dhe mbeturinave paramilitare e militare serbe. Edhe njëherë, po tregohet dhe faktohet e vërteta se politik bërja as nuk ka punuar dhe as që është kah e kryen punën si duhet, pa përgjegjësi, duke harruar se janë në ballë të një procesi të shtet ndërtimit”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, tregues real i punës së tyre, është puna në parlament dhe sjelljet e tyre me nivelin e fodullëve duke mos qarë kokën për asgjë.

“Të gjithë këta që ushqehen , që jetojnë dhe bëjnë qejfe e llukës nga djersa e popullit, kanë obligim moral, njerëzor, kombëtar, dhe qytetar që problemet  ti adresojnë gjithë e andej qendrave të vendosjes. E në veçanti këto probleme duhet ti adresojnë në organizmat Evropianë të cilët edhe sot nuk kishin qartësi të plotë mbi shtetësinë e Kosovës, duke paraqitur si palë grupet kriminale, që sot nuk ishin vetëm serbe, dhe ku decidivisht kërkojnë “vetëpërmbajtje të palëve”. Në këtë rast nuk duhet heshtur asnjë institucion i vendit, në veçanti Presidenti i vendit i cili dihet se ka mandat kushtetues, që fuqishëm edhe zërave evropian t’ju thotë se Kosova i ka katër anët e polit dhe se edhe veriu është i Kosovës.  Pra nuk është as arsye, as mençuri dhe as diplomaci, nëse një shtet i tërë, apo një popull i tërë duke përfshirë edhe komunitetin serbë të krahasohet me një palë kriminale” është shprehur njohësi i çështjeve politike në vend Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat