Islami: Thaçi do të kthehet i zhgënjyer nga Samiti i Parisit

Politika

Islami: Thaçi do të kthehet i zhgënjyer nga Samiti i Parisit

Nga: D.RR Më: 2 qershor 2019 Në ora: 17:00
Hashim Thaçi

Publicisti Gazmend Islami, për gazetën “Bota sot” e ka komentuar Samitin e Parisit i cili do të mbahet më 1 korrik.

Ai thotë se nga ai samit, presidenti Thaçi do të dal i zhgënjyer, pasi sipas tij, presidenti i Kosovës mendon se Macron do ta ringjallë idenë e tij.

“Samiti i Parisit që do të mbahet më 1 korrik, mendoj se do të jetë edhe një goditje për presidentin Thaçin dhe aleatët e tij në idenë për korrigjim kufijsh, pasi mendoj se nga aty, ai do të del i zhgënjyer. Thaçi me padurim po e pret atë Samit, pasi po mendon se Macron do ta ringjallë idenë e tij të mallkuar për prekje kufijsh, mirëpo ajo gjë nuk do të ndodh dhe do të kthehet në shtëpi kokë-ulur për të mos pasur më shpresa. Macron i takon vijës së Merkel dhe nuk lejon që për një ide të krisur si ajo e Thaçit, të shkaktojë konflikt”, thotë ai.

Image
Gazmend Islami

Ai ka komentuar edhe rolin e SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë në Ballkan, veçanërisht në marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Franca tani është në aleancën e atyre shteteve Evropiane që po mundohen të sjellin stabilitet në Evropë dhe Ballkan, e këtë gjë do ta tentojnë ta bëjnë vet pa ndihmën e SHBA-ve, ndonëse një prej qëllimeve të Donald Trump është stabilizimi i gjendjes së Ballkanit brenda Evropës dhe më gjerë, pasi që dihet se Amerika dhe presidenti i saj, kanë qëllime të mëdha. Gjithsesi, çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pa bekimin e SHBA-ve dhe Gjermanisë, nuk do të bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat