Bashkimi Evropian duhet ta qartësojë dialogun Kosovë-Serbi

Politika

Bashkimi Evropian duhet ta qartësojë dialogun Kosovë-Serbi

Nga: D. B Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:42
BE

Këshilltarët e kancelarësh gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron kanë ardhur me disa mesazhe të qarta në Prishtinë. Bëhet e ditur se në të gjitha takimet me liderët institucionalë të Kosovës, ata kanë theksuar se Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit nuk kanë për qëllim të marrin rolin e lehtësuesit të dialogut apo të zëvendësojnë rolin e BE-së.

“Ne dëshirojmë të mbështesim BE-në për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, kanë thënë ata në takim me liderët politikë të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se Bashkimi Evropian duhet ta qartësojë dialogun Kosovë-Serbi.

“Ka më shumë se 8 vite që zhvillohen bisedimet, dhe deri më tash asgjë nuk është arritur. Kjo për fajin edhe të BE-se, për shkak të interesave personale të disa prej ndërmjetësuesve të tyre si Mogherini, që kishte agjendë të caktuar që duhej ta përmbushte, për interesa ruso-serbe. Pas zgjedhjeve në BE, formati i dialogut duhet të ndryshojë, në të kundërtën do të shkojnë edhe dekada të tëra dhe dialogu s'do të marr fund’, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat