Ja sa duhet të jetë numri i ministrive në Kosovë?

Politika

Ja sa duhet të jetë numri i ministrive në Kosovë?

Nga: D. B. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:07
Ali Hertica

Ndonëse Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka liruar nga puna zëvendësministrin në Ministrin e Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, ngase, siç ka thënë ai, lirimi nga detyra është bërë me kërkesë të tij me qëllim të vazhdimit të procesit gjyqësor, megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme.

Kjo për faktin se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, aktualisht ka 21 ministra, tre zëvendëskryeministra dhe 79 zëvendësministra, pa (Bujar Nerjovaj). Të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politik, ku për një Qeveri kaq e madhe, dhe për një vend me më pak se dy milionë banorë, nuk duhet të jetë e tillë në mandatin e Qeverisë së ardhshme.

Për analistin politik Ali Hertica, kjo është absurde  sepse buxhetit të Republikës dhe qytetareve të saj, po ju kushton shumë, dhe kjo çështje duhet doemos të rregullohet me Ligjin për Qeverinë.

Sipas tij, vetëm duke praktikuar këtë ligj, ekzekutivi në Kosovë, mund të ulë numrin e ministrive, por edhe të zëvendësministrave, ku asnjeri nuk ka kurrfarë performance politike, ku duhet te shkarkohen nga ky post, pasi me këtë do të ishte edhe një lehtësim për taksën e qytetarit dhe buxhetit të shtetit.

“Të gjitha këto do të kishin vendin më meritor për shoqërinë e Kosovës duke filluar nga Arsimi, Shëndetësia e deri tek pensiononimi i të moshuarave. Numri kaq i madh i zëvendësministrave, po shihet si tendencë për të rehatuar njerëzit nga partite, që përbëjnë koalicion qeverisës. Ky numër do të rëndojë buxhetin e shtetit dhe rrjedhimisht është mëse i panevojshëm. Dhe përveç përmbushjes së interesave grupore dhe klanore, vazhdon në cdo mandate qeveritare vetëm që ti akomodojë  nëpër kolltukët qeveritar klanet apo familjarët. Pra asgjë tjetër nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e preokupimit të tyre, e aq më pak për  hallet dhe kërkesat e qytetareve. Madje caktimi i nga një zëvendësi nga dy partitë në koalicion po shihet si mosbesim që këto dy parti kanë ndaj njëra- tjetrës”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

Ai konsideron se fakti që në secilën ministri do të ketë nga një zëvendës nga koalicionet, mund tua mundësojë atyre kontrollimin e punës, dhe rritjen e zgjerimit në këto ministri.

“Nga e kaluara zëvendësministrat nuk është se janë shquar me punën e tyre, sepse çdo herë është i panevojshëm numri i madh i ministrive dhe rrjedhimisht edhe të zv/ministrave. Thënë shkurt 21 ministri janë shumë dhe në bazë të marrëveshjes për qeverisje të koalicionet të partive politike mirëpo marrëveshjet kanë që të kenë përfaqësues në secilën ministri dhe kjo e dëmton buxhetin e Kosovës.  Pastaj në Kosovë nuk besoj se ka nevojë për më shumë se 12,apo 13 ministri, ndërkaq postet e zv/ministrave duhet t’i ndajnë çdo ministri, dhe të jetë nga e njëjta parti dhe jo t’i shtohet panevojshëm edhe nga partia tjetër, sepse qytetaret janë të lodhur nga taksa e ngarkuar dhe plaçkitjet e politikbërësve, duke kaluar kështu edhe në shizofreni të klaneve për përfitime siç është rasti i Kadri Veselit”, është shprehur analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat