Kundërpërgjigje Daçiqit: Historia e Serbisë është ndërtuar mbi rrena e intriga! - Bota Sot
Kundërpërgjigje Daçiqit: Historia e Serbisë është ndërtuar mbi rrena e intriga!

Politika

Kundërpërgjigje Daçiqit: Historia e Serbisë është ndërtuar mbi rrena e intriga!

Nga: D. B. Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:34
Ivica Daçiç

Në Serbi ka nisur një fushatë e ndytë ndaj Kosovës, ku politikanët dhe qytetarët shkruajnë në kartëmonedha “Kosova është Serbi”.

I pari nga politikanët serb që e ka bërë një gjë të shëmtuar ka qenë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Ai në bankënotën prej 100 dollarësh ka shkruar “Kosova është Serbi”.

Por ky gjest i ulët i Daçiqit ka zgjuar debate të ndryshme dhe reagime të ashpra në Kosovë.

Analisti politik Leon Duhanaj , duke folur rreth këtij veprimi qyqar ka thënë për “Bota sot” se Serbia është vend i cili krejtësisht historinë e kanë të ndërtuar mbi rrena dhe intriga.

Sipas tij, serbet madje i kanë ndërtuar aq me zell gënjeshtrat e tyre, saqë janë bindur edhe vetë duke i pranuar ato si të vërteta.

Image
Leon Duhanaj

“Njëjtë kanë vepruar edhe me vlerat e përgjithshme qytetare e patriotizmin dhe trimërinë, me kulturën dhe artin. Me çdo gjë që ekziston mbi këtë tokë. Pa dyshim serbët janë populli më i pavlerë në gjithë hapësirat e qytetëruara të botës. Arsyet pse ata nuk i ka njohur bota gjerë me tani, janë se e kanë pasur Rusinë fuqi e cila e ka prirë propagandën për ta, duke gjetur faktorin rezervë për t ‘gjitha gjërat e mundshme në botë e që ishin shqiptarët. Shqiptarët, pra u bënë kurban i gjithë marrëzisë në rajon, duke marrë mbi supe çdo punë të ligë. Për fat të mirë bota ndryshoj, e bashkë me to ndryshuan edhe rrethanat, ndryshojë edhe pozita e shqiptarëve në marrëdhëniet ndërkombëtare. E tani, duke qenë se ka ndryshuar edhe forma dhe mundësia e informimit të drejt përmes teknologjisë së informacionit këto përpjekje jo vetëm që janë të kota, por shpërfaqet gjendjen e vërtetë të mjerueshme në të cilën gjendet populli serb”, ka thënë analisti politik Duhanaj.

Sipas tij, serbët duke u munduar t'i fyejnë shqiptarët, po e shpërfaqin fytyrën para botës, me ç ‘rast e gjithë kjo do u kthehet si bumerang.

“Shqiptarët dita-ditës po i nxjerrin në pah vlerat e veta shekullore dhe lashtësinë e tyre të pakontestueshme. Shqiptarët dhe Kosova kanë fituar pavarësinë e tyre dhe për fat të mire, fati i Kosovës shtet nuk varet nga vullneti i Serbisë. Prandaj për ketë rast kishte vlejtur thënia " qentë le t ‘lehin, karvani le t ‘ecën". Megjithatë, duhet thënë se si çdoherë në të kaluarën, edhe tani, për shqiptarët rreziku më i madh vije nga brenda, pra nga vetvetja. Nëse ne nuk i përmbysim frytet e sakrificave shekullore, nuk len asgjë mbi ketë tokë që mund as të na ndal e as të na fyej”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...