Hashim Thaçit i ka ardhur fundi

Politika

Hashim Thaçit i ka ardhur fundi

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 qershor 2019 Në ora: 19:41
Hashim Thaçi

Ndonëse epilogu thuhet rëndom në fund, para se të jap kronologjinë e ngjarjeve që sollën deri tek përfundimi, emërtimi më korrekt është Hashim Thaçit i ka ardhur fundi. Kur flasim për fundin politik të tij, pa përjashtuar atë edhe të karrierës, nënkuptojmë rrethanat aktuale politike.

Në vazhdën e përpjekjeve të tija herë për ndarje dhe herë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë, herë kundër dhe herë pro taksës, presidenti aktual ka marrur goditje si brenda ashtu edhe jashtë. Fillimisht ishte takimi i Berlinit, nga ku mori goditjen e parë dhe më të rënd deri tani nga kancelarja Merkel, që nuk pranoi aventurat e tija për ndarje, gjoja në emër të stabilitetit. Si kundërpërgjigje të kësaj, Thaçi nisi policinë në Veri, në tentativën e tij për të krijuar hallakatë që do i shërbej pastaj për të thënë se teza për ndarje është e duhur, pasi nuk mund të jetojnë shqiptarët dhe serbet bashkë.

Megjithëse edhe kjo si lojë pokeri i ra poshtë, askush nuk e argumentoj tezen se Veriu duhet ndarë, për më tepër edhe duke marrur mbështetje nga shtete mike të vendit për të drejtën e Kosovës që te ushtrojw sovranitetin e saj në tërë territorin e vendit. Kur pa këto reagime, Thaçi nuk foli asgjë, heshti si asnjëherë më parë, duke i ikur ekzaltimit që e karakterizon në raste të tilla. Pas kësaj përdori anën tjetër të kartës, duke folur për bashkim kombëtar, pikërisht njeriu që deri dje është tallur me ata që flisnin për bashkim, sot merr bajrakun e nacionalistit. Sa shpifëse, neveritëse! Sikur mos të mjaftonin këto, Thaçi mori edhe goditjen tjetër, dhe atë hiç më larg se nga ish partiakët e tij nga PDK. Kështu nënkryetari i kësaj force politike, Xhavit Haliti doli kundër ish kryearti të tij partiak, duke mos mbështetur qasjen e tij për bashkim. I cili proces, me të drejtë, nuk bëhet nga një njeri por nga vullneti i shqiptarëve në të dyja shtet. Gjithsesi, shihet qartë se Hashimi nuk e ka seriozisht as këtë çështje, e përdor për si alibi për të manipuluar me realitetin. Realitet që si asnjëherë më parë e izolon kryetarin e vendit nga të gjitha anët, e që për pasojë do evoluojnë me tkurrjen e veprimtarisë së tij në të ardhmen. Goditja më e freskët vija përsëri nga Berlini, pikërisht nga zonja Merkel. Kjo e fundit e priti kryeministrin Haradianj me çaj e kafe, duke i shërbyer me ngrohtësi.

Zonja Merkel tregoi qartë se nuk mbështet idenë e Thaçit por përkrah atë të kryeministrit Haradinaj që Kosova nuk guxon të ndahet dhe as të flitet për çështje kufijve. Në prag të takimit të Parisit, Thaçi ndodhët si asnjëherë i vetmuar, pa mbështetje dhe rrjedhimisht edhe pa realizim të planit të tij. Në fakt , ky nuk është plan i Thaçit, por presidenti është bartës-aragat i planeve serbo-ruso për krijimin e Serbisë etnike.

Fal, Gjermanisë kjo ide s`po realizohet, dhe idetë propagandistike të Thaçit po bien poshtë, duke dëshmuar se edhe liderët botëror s`po e marrin seriozisht njeriun që është dëshmuar se është manipulues, dhe njeri pa vizion për vendin. Andaj, të gjitha këto goditje si nga jashtë, ashtu edhe nga brenda, i kanë sjellë dëme të mëdha në aspektin politik njeriut që nga 2008 është në pushtet, duke degraduar shtetin në pikën më të ulët.

Duke e nuhatur fundin e tij politikë, Thaçi po bën përpjekje që të shpëtoj karrierën politike, e cila po i rrezikohet. Për më tepër, frika e tij më e madhe nuk është të humbas pushtetin, por ku do e përfundoj jetën pas politike, me burgun që e ndjek si hije në çdo hap të jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat