“Kosova ferr i vërtetë për rininë e vendit” - Bota Sot
“Kosova ferr i vërtetë për rininë e vendit”

Politika

“Kosova ferr i vërtetë për rininë e vendit”

Nga: D. B Më: 11 qershor 2019 Në ora: 15:39
Migrimi

Përderisa Qeveria e Kosovës nuk propozon masa që të ndalet ikja e rinisë dhe shtresave tjera intelektuale nga Kosova, ikja e tyre do të vazhdojë edhe më tej.

Profesor Dr. Binak Maxharraj ka thënë për “Bota sot” se Kosova është një ferr i vërtetë për rininë, kjo për faktin se ajo çfarë po ndodh në Kosovës në rinin tonë të bukur,

Sipas tij, kjo se çfarë po ndodhë në Kosovë me rinin e vendit, pjesën më të bukur dhe të shëndetshme të kombit, braktisja apo më mirë të themi ikja me ”dhunë” e rinisë nga Kosova është jo vetëm një shqetësim, por edhe një dhimbje e madhe për kombin.

“Për çdo natë nëpër stacione të autobusëve i shohim autobusët se si e ”vjedhin” rininë tonë për ta quar në cak të pa caktuar, dhe për të bredhë rrugëve të Evropës. Shohim dhe shqetësohem për një dukuri të këtillë që po ndodhë në kohën kur nuk do të duhej të ndodhë. Pra po ndodhë ne liri, në këtë liri e cila për rinin tonë u shndërrua në ferr, në ferr të vërtetë. Fati i migrimeve historikisht i ka përcjellë shqiptarët dhe mjerisht kanë qenë pjesë e pandashme e jetës së tyre. Shqiptarët gjithmonë janë gjend pa dëshirën e tyre në vorbullën e migrimeve, madje nga regjimet dhe saldoteskat gjithmonë janë shpërngulë me dhunë nga tokat e tyre”, ka thënë prof. Dr. Maxharraj.

Sipas tij, shpërnguljet me të dhunshme, me gjakatare kanë ndodhë në kohën e sundimit të serbeve që nga 1912 e këtej kur dhuna ndaj shqiptarëve nuk ndërprehej.

Image
Binak Maxharraj

“Gjatë sundimit barbar të serbëve shqiptarët vazhdimisht ishin të shtypur në baza etnike, nuk u lejoheshin shkollat në gjuhën e tyre. Dhe Marrëveshja me Turqin për dëbimin e shqiptareve në shkretëtirat e Anadollisë ishte mese e dhimbshme. Sot dihet se në Turqi jetojnë më shumë së gjysma e kombit shqiptar mbi 5 milion pa kurrfarë të drejtash elementare nacionale. E mjerisht i tillë ishte edhe fati ynë kur e ke dreqin kojshi, sepse ata kojshi serb dolën nga shpellat e Karpatëve dhe erdhën këtu si egërsirat ku me ndihmën e Rusëve iu turrën popullin shqiptar për ta larguar me dhunë nga trojet e veta etnike. Dhe tash lind pyetja se përse vallë po ikin shqiptarët nga trojet e veta?!! Më vjen keq por kurrë nuk e kam besuar se shqiptarët do të marrin arratinë, madje edhe pas çlirimit të vendit. E pritën lirinë, çlirimin e Kosovës për të qenë të lirë, për ta gëzuar lirinë, por pas luftës u kthyen në atdhe në mënyrë mitike duke u nisur edhe në këmbë nga Shqipëria vetëm e vetëm për ta parë vendin e çliruar dhe për tu ulur aty para shtëpisë së djegur, dhe për tu çmallur me ndjenjën se tani janë të lirë, dhe mund të marrin frymë lirishtë”, ka thënë Maxharraj.

Ai thotë se nuk e kishte imagjinuar se ndonjëherë këta “çlirimtarët tanë” që e morën dhunshëm dhe grabitën pushtetin më vota të vjedhura në mënyrë seriale, do ta udhëheqin shtetin.

“Pushtetarët të cilët më dhunë e morën pushtetin jo për ta qeveris dinjitetshëm, por për ta shkatërruar më shumë. Çdo gjë që ishte ndërtuar me dekada në këtë Kosovën tonë e bënë “rrush e kumbulla” duke e privatizuar aksetet e rëndësishme, bile duke i shitur gati falas. Së shpejti u pa se nuk ka më ndonjë tymtar fabrikë në Kosovë që qetë tym, sepse që të gjitha i bënë rrafsh me tokë, i bënë  rrafsh me tokë ani pse Millosheviqi as para as gjatë lufte nuk e kishte prekë asnjë. Derisa bëhej privatizimi në këtë mënyrë mbusheshin edhe xhepat e këtyre pushtetarëve, Pastaj, fill pas luftës lindi dhe lulëzoi tenderomania nga të cilat patën shumë përfitime pushtetarët të cilët më hatër apo më dhunë u futeshin “turinjtë” në çdo tenderomani për të marrë “hakun apo haraçin” e vetë në këto farë lojëra të pista. Kështu, në vend që të qeverisin me shtetin ata luftonin për pushtet duke u krijuar atyre një kleptomani të madhe. Si kërpudhat lulëzuan mafitë politike dhe ekonomik u banë te fuqishme në çdo pore të jetës, madje e kapën edhe shtetin në të gjitha segmentet e jetës për interesa të tyre personale dhe jo për interesa të popullatës e cila po varfërohej dita më ditë”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, pushtetarët tanë qellim kryesor kishin pasurimin e tyre e jo ndërtimin e shtetit dhe qeverisjen e mirë me këtë shtet.

“Të gjitha qeveritë e pas luftës gati se janë të korruptuar, me skandale dhe marifete jo të mira. Dhe qëllimin kryesor e kishin përmbushjen e kërkesave klientaliste e jo në zhvillimin ekonomik të vendit. Pushtetarët u pasuruan aq shumë, sa qelë e mbyll  sytë dhe u bënë milionere, ku korrupsioni, vjedhja dhe plaçkitja në këtë vend ishin prioriteti i tyre, e jo ai i qytetarit që ta përmirësoi mirëqenën e tij sociale. Gjatë gjithë këtyre 20 viteve të pas luftës pothuajse asgjë nuk u bë në zhvillimin ekonomik të vendit. Nuk u bë asgjë që të investohet në ato degë të cilat do të siguronin vende të reja punë. Por investimet kryesisht u orientuan në asfalt. Dhe duke pasur të gjitha këto fenomene të kapjes së shtetit, të korrupsionit në Kosovë u krijua në atmosferë jo sigurie. Njerëzit, e sidomos rinia fillo të shikojë me sy tjetër, këtë pushtet të cilin më nuk e konsideronin të vetin, por si të huajnë”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka thënë rinia pjesa më e bukur dhe e shëndetshme fillojë jo me dëshirë të ikë nga vendi për një jetë diku më te mirë.

“Jemi dëshmitarë të përditshëm dhe po e shohim më plotë mllef se si Kosova po shprazët për ditë e më shumë, bile po o ikin edhe më shumë së sa në kohën e Milloshevicit nga dhuna fizike ndaj tyre, kurse tani e kemi dhunën psikike psikologjike, krijimin me dhunë të ndjenjës së duhet ik nga ky shtet sa më pare qe te jetë e mundur për te siguruar kafshatën e gojës te cilën ua rrëmbyen pushtetarët e pandërgjegjshëm. Bile këta pushtetar edhe po tallën me rinin që po e lëshojnë vendin duke thënë : “ se rinia po ik nga qejfi, sepse nuk po dëshiron  të punoj këtu. Po si të punohet në Kosovë kur nuk ka punë për ta, bile kryeministri i jonë skandaloz Ramush Harajdinaj më deklaratën e tij skandaloze duke e relativizu ikjen që ai po ua bënë të rinjve thotë se gjoja “njerëzit duhet të jenë të lirë t ‘lëvizin që gjejnë punë tjetërkund”. Po pse po ikë rinia e jonë nga vendi? .Nuk po ikë se e ka mirë në vend, nuk po ikë se nuk e don këtë vend, bile e don edhe më shumë se ti, ata janë pjesa me e bukur e këtij vendi, janë lulja e Kosovës, ata po ikin Kryeministër sepse ti me klasën tënde të korruptuar, të skandalizuar po ua prishni ardhmërinë kësaj rinie dhe e keni lënë pa vende pune”, ka thënë Maxharraj.

Ai ka theksuar edhe më tej, se kjo rini, po ikë nga Kosova  nga kjo klasë e korruptuar, nga kjo klasë hajnash që po ua vidhni ardhmërinë kësaj rinie.

“Z. Haradinaj kjo rini po ik nga Kosova sepse ju po punësoni halla, mbesa dhe teze që se meritojnë të punësohen, madje po ikin edhe nga shumë afera dhe skandale tjera të cilat më së miri pasqyrohen në “Klanin Pronto”, ku çdo gjë bëhet më lidhje tezash dhe dajash, ku punësohen njerëz edhe pa konkurruar fare në stilin: hej po unë nuk kam konkurrua, unë nuk jam i zoti për atë punë, dhe më pas përgjigjja, “po po jeni i aftë, sepse je njeriu i jonë”, etj, etj. Dhe përfundimisht rinia e jonë do të ikë natën apo ditën. Po ikë nga vendi që ju nuk e latë ta gëzojnë lirinë por ua bëtë jetën ferr. Këta duan të ikin nga ky ferr dhe do të ikin në pafundësi derisa ju nuk largoheni nga ky pushtet, dhe nga të gjitha institucionet. Sepse ju jeni kapsitë e shtetit dhunuesit e shtetit dhe si të tillë rinia po ikë nga ju, jo nga dëshira, por nga dhuna psikikë dhe psikologjike që po ushtroni në ta. Dhe do të ikë përderisa ju të qëndroni dhunshëm në pushtet. Por do të vijë një kohë kur ju do të ikni nga pushteti për tua lëshuar vendin atyre që sot po i ndiqni”, ka thënë profesor Dr. Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...