Gecaj: Madhështia e vetme e ceremonisë shtetërore ishte Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark - Bota Sot
Gecaj: Madhështia e vetme e ceremonisë shtetërore ishte Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark

Politika

Gecaj: Madhështia e vetme e ceremonisë shtetërore ishte Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark

Nga: V.R Më: 12 qershor 2019 Në ora: 13:19
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka deklaruar se Madhështia e vetme e ceremonisë së stome të shënimit të njëzetvjetorit të lirisë ishin Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark dhe se sipas tij, të tjerat ishin kryesisht dokrra të “komandantëve” të një shteti të kapur, shkruan “Bota sot”.

“E them me dhimbje të thellë dhe me keqardhje të madhe se ne shpesh jemi të predisponuar të mashtrojmë vetveten! Madhështia e vetme e ceremonisë së stome të shënimit të njëzetvjetorit të lirisë ishin Presidenti Clinton, Sekretarja Albright dhe Gjenerali Clark. Tjerat ishin kryesisht dokrra të “komandantëve” të një shteti të kapur! Të jemi koshient se pjesëmarrja në një përvjetor të tillë të rëndësisë së jashtëzakonshme e një numri aq të vogël të liderëve të botës demokratike ishte vërtetë për keqardhje dhe një ogur mjaft i keq për shtetin tonë të ri”, deklaroi Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...