Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i cili është pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate, ka paralajmëruar formimin e një partie të re. Lidhur me këtë, analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se demokracia ia mundëson secilit mundësin për të krijuar parti.
Ndërsa i pyetur se çfarë pritet nga kjo parti, Haziri u shpreh që nuk do të ketë impakt në skenën politike përveç se do të jetë edhe një parti më shumë.
“Kjo është një çështje shumë e diskutueshme që Milaim Zekën e zhvesh lakuriq dhe në sytë e opinionit e bën të duket po ai Milaimi nga tarafi i zhvatësve dhe të inkriminuarve që sollën Kosovën në ketë gjendje të pashpresë. Andaj paralajmërimi i z. Zeka për formonin e partisë së re nga ai nuk do të ketë kurrfarë impakti në skenën politike, përveç se do të jetë edhe një parti më shumë e regjistruar në KQZ”, përfundoi për “Bota sot”, Nexhat Haziri.