E përbashkëta e Hashim Thaçit me bashkorganizatorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Politika

E përbashkëta e Hashim Thaçit me bashkorganizatorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit

Nga: N.H Më: 15 qershor 2019 Në ora: 23:24
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka dekoruar disa personalitete të Shqipërisë me “Urdhrin e Pavarësisë”.

Në mesin e të dekoruarave me këtë urdhër është edhe ish-shefi i ShISh-it, Fatos Klosi.

Image
Fatos Klosi dhe Hashim Thaçi

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar vendimin e presidentit të vendit, ka thënë se ky rast ka të bëjë më dy njerëz të cilët në një kohë i kanë shërbyer njeri-tjetrit, dhe jo çështjes kombëtare.

“Së pari shpërndarja e këtyre dekoratave ne bazë të lidhjeve politike, biznisore e deri të blerja e votës së deputetëve ka kaluar në banalitet dhe abuzim me vlerat tona kombëtare dhe humane. Rasti të cilit i referoheni ju, dhe jo vetëm ky, ka të bëjë me dy njerëz të cilët në një kohë i kanë shërbyer njeri-tjetrit, dhe jo çështjes kombëtare siç ata parapëlqejnë për ta gënjyer opinionin”, ka thënë Haziri.

Mes tjerash, Haziri nënvizon se kjo ngjarje tregon qartë se Thaçi dhe Klosi kanë shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara e tyre e dyshimtë.

Image
Nexhat Haziri

“Tutje nuk kam pse të hy në mes replikash e akuzash që bëhen për konsum politik, por dekorimi i ish-shefit të SHISH-it Fatos Klosit nga ana presidentit Thaçi, njeriun që ishte bashkorganizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqin, tregon qartë se Thaçi dhe Klosi kanë shumë gjëra të përbashkëta nga e kaluara e tyre e dyshimtë. Andaj, një dekorim i tillë dhe i shumë personave të tjerë të dyshimtë për veprimtarinë e tyre në çështjen e Kosovës, ishte fyrje për të gjitha ata të rënë për lirinë e Kosovës”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se Kolonel Ahmet Krasniqi u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat