Veteranët kroat përulen ndaj Heroit Bekim Berisha - Abeja

Politika

Veteranët kroat përulen ndaj Heroit Bekim Berisha - Abeja

Nga: v.r Më: 19 qershor 2019 Në ora: 11:05
Përulje e kroatëve ndaj luftëtarit Bekim Berishës - Abejës

Veteranët nga Kroacia dhe bashkëluftetarët e Heroit Bekim Berisha – Abeja, kanë vizituar fshatin e tij Grabocin duke bërë homazhe pranë varrit të të hroit të Kosovës.

Grupi i veteranëve nga Kroacia, që qëndrojn këto ditë në Kosovë, në përvjetorin 20 të çlirimit. Ata kanë vizituar edhe fshatin Grabovc, duke bër homazhe pranë varrit të Heroit Bekim Berisha- Abeja i cili kishte luftuar në vitet e 90-ta në Kroaci kundër serbëve.

Ky luftëtar vlenë sa 1000 ushtarë-kishte thënë presidenti kroat Franjo Tuxhman, për Bekim Berishën -Abejën

Bekim Berisha është krenaria e Kroacisë,Kosovës dhe BH.Është i vetmi ushtarë i dekoruar nga tre president,ndërsa për artin e tij të luftës flitet edhe sot,19 vjet pas rënies së tij.

Kroatët e kanë quajtur “shok”,ndërsa në Kosovë është i njohur si “Abeja”,në të vërtetë është quajtur Bekim Berisha.Shkathtësitë e tija të luftes i ka dëshmu në Kroaci,Bosnie dhe Kosovë ku në ditën e sotme “Dita kur është publiku shkrimi(17 gusht)” ,ka rënë.Këtë kosovar trim banorët e banovinës e mbajnë mend edhe sot,ndërsa guximi i Bekimit e ka impresionuar edhe presidentin e parë Franjo Tuxhman.

-Ky luftëtar vlenë sikur 1000 ushtarë-ka thënë Tuxhmani për “Shokun”.

Berisha është një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshme që kam takuar ndonjëherë – ka thënë gjenerali Janko Bobetko.

 

 

 

 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat