Zgjedhja e Borrel Fontes në vend të Mogherinit dhe dilemat për Kosovën

Politika

Zgjedhja e Borrel Fontes në vend të Mogherinit dhe dilemat për Kosovën

Nga: A.M. Më: 3 korrik 2019 Në ora: 22:57
Josep Borrell Fontes, Federica Mogherini

Analisti politik, Nexhat Haziri për “Bota sot” është shprehur se nëse Josep Borrell Fontes vjne në pozitën e Fedrica Mogerinit është një lajm i keq për Kosovën pasi që mund të krijojë paqartësi rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë.

“Nëse si pasardhës i Fedrica Mogerinit zgjidhet, Josep Borrell Fontes, i cili është  ministër aktual i Punëve të Jashtme të Spanjës, është një lajm i keq për Kosovën dhe zgjedhja eventuale e tij po ashtu do të krijoj paqartësi rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe arritjes eventuale të ndonjë marrëveshje në mes dy shteteve, e që  nga Borrell nuk pritet ndikim pozitiv, ndoshta edhe pengues dhe refuzues në drejtim të procesit të  integrimeve evropiane, kur dihet se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Haziri ka deklaruar se  me zgjedhjen e tij si shef i diplomacisë evropiane forcohet për arsye je se BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet.

Image
Nexhat Haziri

“Dhe ky skepticizëm me zgjedhjen e tij si shef i diplomacisë evropiane, forcohet për arsyeje se BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk po arrin të ketë apo të ndërtoj një qëndrim unik kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat