Administrata amerikane të intervenojë për ta mbrojtur Kosovën nga koalicioni PAN dhe Presidenti Thaçi

Politika

Administrata amerikane të intervenojë për ta mbrojtur Kosovën nga koalicioni PAN dhe Presidenti Thaçi

Zejnepe Bekteshi Nga Zejnepe Bekteshi Më 6 korrik 2019 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të kthejnë vëmendjen kah Kosova dhe Serbia, ashtu siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane të presidentit Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai gjithashtu ka cekur se druan se çështjet e rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump, ndërsa i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë, t’i rikthehen dialogut.

“Druaj se pjesëmarrja dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në këtë çështje të rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump. Aktualisht ka debat të madh rreth migrmit, një numër i madh i njerëzve po vjen në kufijtë tanë nga Amerika qendrore. Kjo mendoj se e ka tejkaluar situatën në Ballkan, sa i përket vëmendjes së Amerikës. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet t’iu japin më shumë vëmendje këtyre dallimeve midis shqiptarëve dhe serbëve. Mendoj se Shteteve të Bashkuara u besojnë të dyja palët. Shpresoj se do të kalojmë më shumë kohë në këtë çështje, ashtu siç kanë bërë administratat paraprake. Me presidentët BillClinton dhe GeorgeË. Bush është investuar shumë energji në Ballkan, kurse tani jo aq shumë. Mendoj se kjo është gabim”, ka thënë kongresisti amerikan, Eliot Engel.

Mulhaxha-Kollçaku: Partneriteti me SHBA-të është një ndër prioritetet strategjike

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku,e cila tha se për Kosovën partneriteti me SHBA-të është një ndër prioritetet strategjike, ashtu siç ka qenë gjithnjë për popullin shqiptar në përgjithësi.

Image
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

“Në do të jemi mirënjohës përherë për ndihmën e dhënë si në çlirimin nga okupatori ashtu edhe në zhvillimin e vendit pas luftës. Në jemi të vetë dijshëm që Presidentët në SHBA ndërrohen çdo 4 apo 8 vjet, po ashtu edhe prioritetet, por ajo çfarë nuk ka ndryshuar deri tani është interesi i SHBA -së për Ballkanin, dhe në veçanti për Kosovën”, tha ajo.

“Është e qartë se nga ne pritet që të jemi shumë më të përgjegjshëm dhe të drejtojmë vendin si njerëz të pjekur, pa krim dhe korrupsion, ngase, siç thotë ajo, jo që të vazhdojmë të sillemi si fëmijë të papjekur që dikush duhet t'i drejton kah e ardhmja”, potencoi ajo.

Gecaj: Deklaratat e një personaliteti të tillë duhet të merren seriozisht nga secili

Image
Bajram Gecaj

Ndërsa, zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, për gazetën “Bota sot” tha se Eliot Engel tanimë është mik i stërprovuar i Kosovës dhe shqiptareve në përgjithësi.

“Deklaratat e një personaliteti të tillë duhet të merren seriozisht nga secili. Nuk është vetëm qeveria e SHBA-ve që ka filluar të humb interesin për Kosovën, por edhe shtetet tjera mike evropiane”, tha Gecaj.

Sipas tij, Kosova ka shumë telashe, njëra ndër të cilat është edhe marrëdhënia jonë jetike me shtetet mike.

“Megjithatë, problemi ynë më i madh është qeverisja e keqe. Me një qeverisje të mirë të gjitha proceset tjera do te zgjidheshin ngadalë, apo siç thotë populli, do te binin ne “brazdë”! Prandaj Kosova tanimë ka nevojë urgjente për zgjedhje te reja dhe ri-legjitimim qeverisës”, tha ai.

Abdullahu: SHBA të involvohet si dikur

Image
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se SHBA-të do të jenë të shtrënguara të intervenojnë diplomatikisht, financiarisht dhe jo vetëm, thjeshtë për ta mbrojtur atë që kanë investuar tash e dy “decenje” në Ballkan.

“Administrata amerikane është e detyruar që të bëj një intervenim të tillë për ta mbrojtur Kosovën nga pushtetarët aktual apo edhe më konkretisht nga koalicioni PAN dhe Presidenti Thaçi. Ky koalicion dhe ky President e kanë humbur rrugën në oborr, apo thënë ndryshe ju ka humbur busulla euroatlantike”, tha ai.

Prandaj ky intervenim, thotë ai, është i domosdoshëm që të ndalet bashkëpunimi me Vuçiqin dhe Putinin që në thelb ofrojnë korrigjimin e kufirit Kosovë- Serbi e që nënkupton shkëmbim territoresh.

Sipas tij, para se kjo të ndodhë, duhet bërë diçka shumë të rëndësishme si premisë e ndryshimeve të mëdha dhe hapjen e rrugës që SHBA-t të involvohen si dikur.

“E kjo është që qytetarëve të Kosovës tu jepet mundësia që sa më parë të dalin para kutive të votimet për të sjell pushtetarë tjerë në Kosovë, konkretisht një koalicion të ri, që do të ketë legjitimitet të plotë dhe i cili do ta ketë vullnetin për të bashkëpunuar me SHBA-t për të mirën e Kosovës dhe të ardhmes euroatlantike të Ballkanit”, ka thënë Abdullahu.

Gashi: Amerika kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova

Image
Tomë Gashi

Ndërsa, në lidhje me këtë temë për gazetën “Bota sot”, foli edhe avokati Tomë Gashi, i cili tha se Kosova nuk është prioritet i administratës amerikane për shumë arsye.

“Kjo ndodhë nga administrata e presidentit Trump, i cili ka hapur shumë tema dhe probleme më të mëdha për Amerikën, siç janë bisedimet me Koren e Jugut, acarimet me Iranin dhe posaçërisht ajo idea famoze e ndalimit te ardhjes së emigranteve ilegal përmes Meksikës, duke mos hequr dorë edhe nga ideja paksa e dështuar e ndërtimit te murit me meksikan. Por edhe shumë e shumë probleme të tjera globale që ne disa i shohim në media e disa as që i dimë, por asnjë herë Amerika nuk ka heq dorë nga Kosova, edhe pse shpesh administrata amerikane zhgënjehet nga udhëheqësit politik dhe shtetëror të Kosovës”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se Amerika është garantuese e paqes në botë dhe garantuese e demokracisë perëndimore. Sipas tij, Amerika kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova sepse Kosova ka qenë, është dhe do të jetë projekt amerikan dhe pa Amerikën ne nuk do te çliroheshim kurrë nga okupatori serb.

“Po ashtu Amerika ka investuar shume e shume miliarda posaçërisht gjatë bombardimit të Serbisë për të na shpëtuar, pastaj qe 20 vite për të na bërë sa do pak shtet normal e që ende nuk jemi”, tha si.

Gashi e përfundoi me “Zoti e bekoftëAmerikën në këtë 243 vjetorin e pavarësisë së saj”.

Kadriu: Kosova tani është në planin e dytë apo të tretë

Image
Kushtrim Kadriu

Kushtrim Kadriu, nga Lëvizja Vatra, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kursi politik që ndjekin liderët politik të Kosovës në disa faza që nga pas lufta kanë bërë që interesimi i politikës amerikane dhe evropiane të bie.

Sipas tij, menaxhimi i keq i fondeve të ndryshme të dhuruara nga qeveritë perëndimore, siç ishte rasti me akuzat e ambasadorit zviceran për keqpërdorimet në grandet për ujin, kanë bërë që ky interesim të bie dhe ndoshta edhe të heqin dorën e vëmendjes dhe ndihma për Kosovën.

“Kosova tani është në planin e dytë apo të tretë, por edhe është e natyrshme të dal në rangimin e tillë pasi që nuk merret tërë jetën një superfuqi me budallallëqet e një shteti të vogël siç është Kosova. Ne nuk kemi shfrytëzua kohën kur kishim vëmendjen e ndihmat e tyre u keqpërdorën dhe jemi në rrugë pa dalje për të ardhmen tonë. Si rezultat i gjithë kësaj pamaturie tani më vihet në dilema të mëdha dhe ekzistenca e shtetit tonë”, tha ai.

Gashi: Vërehet se administrata Trump nuk ka pasur vëmendje të theksuar për Kosovë dhe Serbinë

Image
Kenan Gashi

Ndërsa, Kenan Gashi, analist dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka potencuar se administrata e presidentit Trump, nga çdo administratë ka pasur një orientim më ndryshe se sa administratat tjera.

“Presidenti Trump dhe administrata e tij shumë herë kanë pas pikëpamje më ndryshe se sa presidentët tjerë po ashtu administrata Trump ka pas edhe zyrtarë që kanë pas pikëpamje politike më kritike nga Ballkanit. Vërehet se administrata Trump nuk ka pasur ndonjë vëmendje të theksuar për Kosovë dhe Serbin”, tha analisti dhe drejtor ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare AVONET, Kenan Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat