Eliot Engel godet Thaçin, SHBA nuk e mbështet ndarjen e Kosovës

Politika

Eliot Engel godet Thaçin, SHBA nuk e mbështet ndarjen e Kosovës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 6 korrik 2019 Në ora: 22:03
Kongresisti Eliot Engel

Javën që po lëmë në Kosovë ka qëndruar kongresmeni amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve. Ai ka marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë. Eliot Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Natyrisht, se vizita në çdo kohë e z. Engel në Kosovë është e mirëseardhur, megjithatë kësaj radhe z. Engel solli me vete edhe alarmin e frikshëm për Kosovën. Siç ka raportuar gazeta kombëtare “Bota Sot” z.Engel në një intervistë për REL, ka ngritur alarmin se SHBA nuk e ka aktualisht Kosovën në rend të parë. Natyrisht, nëse Kosova do të ishte stabile dhe në zhvillim e sipër, mos qenia në rend të parë në Shtëpinë e Bardhë nuk do ishte diçka negative, por në situatën aktualë kjo vërtet është shqetësuese. Lidhur me ketë z. Engël ndër të tjera theksoi se “Druaj se pjesëmarrja dhe vëmendja e Shteteve të Bashkuara në këtë çështje të rëndësishme kanë rënë në plan të dytë, për shkak të gjërave të tjera me të cilat po merret administrata Trump.

Aktualisht ka debat të madh rreth migrimit, një numër i madh i njerëzve po vjen në kufijtë tanë nga Amerika qendrore. Kjo mendoj se e ka tejkaluar situatën në Ballkan, sa i përket vëmendjes së Amerikës. Mendoj se Shtetet e Bashkuara duhet t’iu japin më shumë vëmendje këtyre dallimeve midis shqiptarëve dhe serbëve.”.

Pra largimi i vëmendjes vjen si pasojë që lobi rus në SHBA ka ndikuar që Kosova për herë të parë që nga viti 98 nuk është më në vëmendjen e administratës amerikane. Duke ditur rolin dhe kontributin e SHBA për Kosovën, natyrisht se kjo nuk është diçka pozitive. Për këtë besoj se janë dy faktorë kryesor : së pari përfaqësimi i Kosovës nga njerëz të lidhur me krimin dhe të korruptuar, ka ndikuar që SHBA mos të ketë besim tek kjo klasë politike në pushtet, dhe rrjedhimisht refuzon të mbështet këta individë, dhe së dyti ndiki serbo-rus në administratën Trump.

Mos prezenca e SHBA në bisedimet me Serbinë, që aktualisht janë të bllokuara, nuk jep garancion që Kosova do të humbas në këtë proces. Teza e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë për ndarje, ka tronditur edhe z. Engël, si mik i madh i shqiptarëve. Përkundër që z. Engel u bën thirrje të dyja vendeve që t'iu kthehen bisedimeve, megjithatë e nuk e mbështet ndryshimin e kufijve. Duke u shprehur “skeptik për ndryshimin e kufijve në Ballkan ” pasi një gjë e tillë ne një proces po të tillë nuk dihet ku merr fund. Kjo ishte edhe një goditje tjetër për tentativën e Thaçit se korrigjimi dhe rrjedhimsht ndryshimi i kufijve i shërben stabilitetin ne rajon. Përkundrazi, një gjë e tillë vetëm sa e thellon konfliktin, pasi sic u shpreh edhe z. Engel “Nuk mendoj se mund të ndryshoni kufijtë vetëm me Serbinë dhe të mos mendohet se edhe Republika Sërpska do të dojë t’i ndryshojë kufijtë e saj.

Druaj se nëse kjo çështje hapet, ajo mund të shndërrohet në Kuti të Pandorës”. Me këtë kuptojmë se SHBA nuk mbështet ndarjen, përveç ndonjë zyrtari serbo-rus në administratën e Trump. Megjithatë faktori kryesor që sot Kosova nuk gëzon mbi këqyrjen si dikur nga SHBA është një goditje për klasën politike në pushtet, e cila miqësinë e me SHBA e trashëguar nga dr. Rugova nuk po arrin ta mbaj në ato linja. Kjo është edhe një gjëmë e madhe që Thaçi me banditët e tij ka arritur t’i bëj Kosovës. Si asnjë herë me parë z.Engel ishte i shqetësuar për Kosovën, për ata që na qeverisin në mënyrën më të pandershme dhe me të shëmtuar. Kosova nuk gëzon më si dikur mbështetjen e Amerikës, në një rrugë pa krye që është future për interesat e ca njerëzve që kanë kapur me forcë pushtetin si mburojë për të bëmat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat