Paralajmëron Albulena Haxhiu: Mocionin duam ta dorëzojmë para pushimit zyrtar të Kuvendit - Bota Sot
Paralajmëron Albulena Haxhiu: Mocionin duam ta dorëzojmë para pushimit zyrtar të Kuvendit

Politika

Paralajmëron Albulena Haxhiu: Mocionin duam ta dorëzojmë para pushimit zyrtar të Kuvendit

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 9 korrik 2019 Në ora: 23:05
Albulena Haxhiu

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se idetë e rrezikshme të Presidentit Thaçi dhe neglizhenca e qeverisë me në krye Ramush Haradinajn, duhet të ndalen me një angazhim të përbashkët. Ajo ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare opozitare, për ta rrëzuar qeverinë. Ka treguar edhe se kur opozita e ka në plan dorëzimin e mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar “Zajednicën” dhe aventurat e rrezikshme të Presidentit Thaçi. Ajo ka treguar po ashtu nëse mund të konsiderohet e vdekur ideja për korrigjimin e kufijve.

“Bota sot” Gjykata Kushtetuese e shpalli të jashtëligjshëm ekipin negociator të përbërë me Serbinë, çka pas këtij vendimi të kushtetueses?

Albulena Haxhiu: Aktgjykimi Gjykatës Kushtetuese ishte i drejtë madje i njëjti as nuk le hapësira interpretimi tutje sepse është shumë i qartë. Dhe është pikërisht kjo Gjykatë që rrëzoi edhe Zajednicën por edhe aventurat e rrezikshme të Presidentit Thaçi.

“Bota sot”: Kush duhet ta drejtojë dialogun me Serbinë zonja Haxhiu?

Albulena Haxhiu: Sipas Kushtetutës, e cila konfirmohet edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, politika e jashtme hartohet dhe përfaqësohet nga Qeveria apo kryeministri pra është në dorën e Qeverisë kjo kompetencë kushtetuese dhe kjo nuk është diçka fakultative por detyrim dhe këtë detyrim e ka konfirmuar edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Por siç duket Kryeministri po refuzon t'i kryej obligimet e tij kushtetuese pra po dëshmon pazotësi andaj duhet të largohet sa më parë.

(Intrervistën e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...