Zbulohet se prej cilit vit daton plani për ndarjen e Kosovës

Politika

Zbulohet se prej cilit vit daton plani për ndarjen e Kosovës

Nga: A.M. Më: 10 korrik 2019 Në ora: 23:34
Ilustrim

Pasi që u publiku telefonata e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në të cilin flitej për ndarjen e Kosovës ka dyshime se a ekziston një plan i tillë në të vërtetë.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, nuk beson se mund të ketë një plan të tillë për korrigjimin e kufijve, por thekson se ka ekzistuar në vitin 1956.

“Jo, kjo është gënjeshtër, nuk ekziston një planë tillë fare, e vërteta është se ishte një planë për korrigjim teknik të kufijve të viti 1956, disa fshatra të Kosovës do ti takonin Serbisë ,Lugina dhe disa fshatra të vegjël tjera do ti jepeshin Kosovës, nuk ka asnjëherë planë ekstrem të ndarjes së Kosovës, ka spekulime shumë në këtë drejtim”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Burjani ka thënë se nuk do të ketë ndarje as bashkim të Kosovës me një shtet tjetër, si dhe thekson  se as nuk do të ketë korrigjim të kufirit.

“Kosova për neve i ka kufijtë e vitit 1974  që mbetën i vetmi kufij legjitim ndërkombëtar i Kosovës. Nuk ka ndarje të Kosovës as Bashkim me dikën tjetër e as korrigjim ekstrem territorial, këto janë parimet e politikes ndërkombëtare nuk ka bashkim, s`ka shembim territorial”, ka thënë Burjani për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat