Porosia e fundit e Kolonel Ahmet Krasniqit për ushtarët e tij: Gjaku i derdhur i trimave...

Politika

Porosia e fundit e Kolonel Ahmet Krasniqit për ushtarët e tij: Gjaku i derdhur i trimave...

Nga: A.M. Më: 12 korrik 2019 Në ora: 16:05
Kolonel Ahmet Krasniqi

Kolonel Ahmet Krasniqi ishte shtylla e Ministrisë së Mbrojtjes të emëruar nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai para se të vritej kishte dhënë një intervistë në vitin 1998 në “Revistën Ushtarake”, organ i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

“Bota sot”,  publikon mesazhin e tij të fundit për luftëtaret e lirisë të Ushtrisë Çlirimtarë  të Kosovës, cili disa ditë më vonë u vra në Tiranë.

Ai kishte porositur ushtarët e tij  se “koha po punon në dobi të popullit” dhe se “do të bëjë që patjetër të dalim fitues në luftën tonë të drejtë çlirimtare”.

“Koha po punon në dobi të popullit tonë.  Me një organizim më të mirë, vullneti dhe dëshira që kemi për të jetuar edhe ne të lirë sikurse popujt tjerë,  do të bëjë që patjetër të dalim fitues në luftën tonë të drejtë çlirimtare. Këtë e garanton gjaku i derdhur i trimave më të mirë të kombit tonë,  gjaku i njomë dhe i pastër i bijve dhe bijave tona, i dëshmorëve të lirisë me të cilët mburret Ushtria  Çlirimtare e Kosovës”, ka porositur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat