Reagon edhe Haziri për deklaratën e Buxhovit, zbulon përfshirjen kokave të krimit - Bota Sot
Reagon edhe Haziri për deklaratën e Buxhovit, zbulon përfshirjen kokave të krimit

Politika

Reagon edhe Haziri për deklaratën e Buxhovit, zbulon përfshirjen kokave të krimit

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:20

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, reagimet kundër shkrimtarit Jusuf Buxhovi i quan primitive dhe se është treguesi qartë  se sa shumë frikësohen nga kjo e vërtetë.

“Reagimet e shumta dhe primitive që u bënë nga individë të caktuar ndaj prof, Buxhovit rreth deklaratave të tij për luftën e UÇK-së dhe vrasjen e aktivistëve të LDK-së, është tregues i qartë se sa shumë frikësohen nga kjo e vërtetë dhe mundësia që kryesit e këtyre vrasjeve dhe ata që e kriminalizuan dhe e njollosen luftën e drejtë për liri, të dalin para drejtësisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se Buxhovi sikur i tërboj ata që fshehën pas UÇK-së dhe se kritikon drejtësinë pasi që mënon se është e kapur nga partitë politike të ashtuquajtura si krahu i luftës.

Image
Nexhat Haziri

“Prof. Buxhovi si rrallë kush në deklaratat e tij ishte shumë i qartë dhe konkret, dhe kjo sikur i tërboj ata që fshehën pas UÇK-së, ata që në emër të luftës sot janë kokat e krimit të organizuar në Kosovë , duke u mbrojtur me UÇK-në dhe duke përdorur edhe si maskota Adem Jasharin e Zahir Pajazitin. Natyrisht se në një vend si Kosova, ku institucionet e drejtësisë janë të kapura nga partitë politike të ashtuquajtura si krahu i luftës, Drejtësia vendore në gjendjen çfarë është nuk pritet të hedhë dritë mbi vrasjet politike gjatë dhe pas luftës apo të merret me hetimin dhe luftimin e krimit të organizuar që tash e 20 vite udhëhiqet nga eksponentët më të lartë që ishin në hirarkinë e UÇK-së, dhe që sot janë në pozitat më të larta shtetërore”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...