Kosova të vazhdojë ofensivën ndaj Serbisë, mos të ndalet vetëm me taksë

Politika

Kosova të vazhdojë ofensivën ndaj Serbisë, mos të ndalet vetëm me taksë

Nga: D. B Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:37
Ilustrim

Në lidhje me atë se çka pritet nga vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, dhe se a do të ketë ndikim për ndonjë marrëveshje me Kosovën, apo për heqjen e taksës pasi Serbia po e kërkon këtë, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot” se serbët janë të rëndë për çfarë do lloj marrëveshje ndaj Kosovës.

Sipas tij, Vuçiq, Brnabiq e Daçiq janë vazhdimësi e mos dëgjueshmërisë, e mosmarrëveshjeve ‘millosheviqiane’ kundrejt Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Në kohën e Millosheviqit vinin e shkonin diplomatët e huaj evropian për t'u marrë vesh me te, po pa sukses, kështu do të ndodh edhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Presidenti i Francës Macron, do të shkojë në Beograd për prosperitetin e dy shteteve në BE, kurse politika serbe do të vazhdojë me avazin e vjetër të taksave. Habitemi me pasivitetin e qeverisë së Kosovës, se si është e mundur që Haradinaj të kënaqet e të stopohet vetëm te taksat serbe e mos t'i përgjigjet Vuçiqit me një ofanzivë tjetër të rëndë politike për faljen e të gjithë të bëmave të këqija serbe në Kosovë”, ka thënë Mehazi.

Ai konsideron se nëse serbët për dialog me Kosovën, kushtëzojnë presidentin Macron për taksat, atëherë kushtëzimi kundërpërgjigjes i qeverisë se Kosovës le të jetë falja dhe dëmshpërblimi serb ndaj Kosovës.

“Pra, kundër kushti i taksave serbe le të jetë falja serbe ndaj shtetasve të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat