Kosova nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, sa është e dobishme për Kosovën - Bota Sot
Kosova nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, sa është e dobishme për Kosovën

Politika

Kosova nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë, sa është e dobishme për Kosovën

Nga: M.H Më: 15 korrik 2019 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn për bashkëpunimin Kosovë-Gjermani në fushën e shëndetësisë, e cila shihet si një mundësi për modernizimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje kanë marrë edhe zotimin gjerman për prioritetet kryesore si menaxhimi spitalor dhe sigurimi shëndetësor, teksa bëri të ditur se kanë diskutuar edhe për ndërtimin e një qendre për trajnimin e infermierëve.

Lidhur me këtë ngjarje për “Bota sot”, analisti politik, Blerim Burjani tha se Ministri Ismaili është i vetmi ministër i kësaj Qeverie që ka bërë diçka të dukshme mirëpo sipas Burjanit kjo marrëveshje është interes i Gjermanisë:

“Ministri Ismaili është i vetmi ministër i kësaj qeverie që ka bërë diçka të dukshme për qytetarin edhe pse problemi më i madh i shteti është sigurimi shëndetësor këtë se ka arritë askush ta bëjë deri më sot për shkak bizneseve të politikës me mjekët dhe spitalet. Pra për këtë sigurim shëndetësor asgjë nuk mund të veçohet se është proces i jormalizim shëndetësia”.

Image
Blerim Burjani

“Ky ministër dhe tjerët janë të njëjtë në disa pikëpamje të shumta, marrëveshje me gjermanin po bëhet për interesa të këtij shteti e jo për interesa të Kosovës që janë të pakta dhe kurrfarë deri më tash Gjermania ka invetstuar në të gjitha fushat në Kosovë por jo edhe në biznes ende asnjë firmë apo kompani e madhe gjermane nuk ka investuar në Kosovë”. “Ideja e bashkëpunimit me Gjermani është ide gjermane për infermierët për tjetër po thuajse asgjë.

Pra nëse Gjermania investon në pajisje në Kosovë apo themelon spitale me standarde shqiptari të shpenzimeve dhe me shërbime mjekësore adekuate atëherë kemi të bëjmë me diçka që mund të quhet interes shqiptar, kjo marrëveshje esencialisht ka të bëjë me interesa gjermane”, përfundon Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...