Rugova: Me LDK në krye të qeverisë, vrasësit e aktivistëve politik do të përfundojnë prapa grilave - Bota Sot
Rugova: Me LDK në krye të qeverisë, vrasësit e aktivistëve politik do të përfundojnë prapa grilave

Politika

Rugova: Me LDK në krye të qeverisë, vrasësit e aktivistëve politik do të përfundojnë prapa grilave

Nga: K.M Më: 16 korrik 2019 Në ora: 20:45
Naser Rugova

Në një prononcim për “Bota sot”, deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova ka thënë se ndër gjërat kryesore që qeveria e ardhshme me në krye LDK-në do ta bëjë, është ajo e krijimit të të gjitha kushteve që gjyqsori të i ketë duart e lira që prapa grilave të dërgojë të gjithë ata që kanë kryer vrasjet e aktivistëve politik, bashkë me porositësit e atyre vrasjeve.

“Vlerësoj se një qeveri e re me orientime, prioritete dhe program të qartë qeverisës, e kryesuar nga LDK-ja do të krijoj kondita normale dhe pavarësi të plotë që gjygjesori i vendit tonë ta bëjë punën e vetë sa i takon vrasjeve me motive politike të pas luftës. Një numër modest I tyre vetëm se po zbërthehen dhe po zbulohen, besoj se është momenti i fundit, zbardhja e këtyre vrasjeve që ende janë plagë e pashëruar e shoqërisë kosovare dhe njollë e zezë në sistemin tonë të drejtësisë. Besoj se dora e drejtësisë do ti kapë kriminelët dhe urdhërdhënesit e tyre, rrugë tjetër nuk ka”, është shprehur deputeti Rugova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...