Akuzat me emër e mbiemër: Ja personat që u pasuruan nga Fondi “Vendlindja Thërret” - Bota Sot
Akuzat me emër e mbiemër: Ja personat që u pasuruan nga Fondi “Vendlindja Thërret”

Politika

Akuzat me emër e mbiemër: Ja personat që u pasuruan nga Fondi “Vendlindja Thërret”

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2019 Në ora: 15:26
Hashim Thaçi

Për dy fondet milionëshe që kanë qarkulluar gjatë luftës në Kosovë, ende nuk dihet saktë se ka shkuan gjithë ato para.

Flitet për miliona marka të cilat kurrë askush nuk dha asnjë llogari për to.

Tashmë është e qartë se problem të zbulohen në detaje se kush dhe sa u pasurua, por akuzat vazhdojnë për njerëzit eminent si për Fondin e Bujar Bukoshit, ashtu edhe për Fondin “Vendlindja Thërret”.

Ish- agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari thotë se, nga fondi i Bukoshit përfituan disa të LDK-së, por nga “Vendlindja Thërret” përfituan, Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Gani Thaçi, Adem Grabovci, Kadri Veseli e disa të tjerë.

Image
Naim Miftari

“Po është shumë e saktë se, Fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit është vjedhur shumë dhe ka përfunduar në xhepat e disa “institucionalistëve” të LDK-së. Por, fondi tjetër “Vendlindja Thërret”, që ishte fond i luftës është masakruar dhe lirisht mund të them se mbi 90% e këtij fondi ka përfunduar në xhepat e Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Gani Thaçi, Adem Grabovci, Kadri Veseli, si dhe miliona marka kanë përfunduar edhe në xhepat e disa komandantëve të Zonave”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se këto para të vjedhura janë përdorë për privatizim pas luftës.

“Parat që janë vjedhur nga Klani Pronto, pas luftës janë përdorë për privatizime ku përmes AKM-së dhe servilit Ahmet Shala i kanë privatizua shumicën e pasurive të Kosovës, ku nuk kanë pasur mundësi që përmes turqve të cilët japin mito, korrupsion, kanë përvetësua gati falas KEDS-in, Aeroportin e magjistralet..., por fatkeqësisht një pjesë e këtyre parave të luftës, e të vjedhura i kanë përdorur edhe me i vra kundërshtarët e vet politik, për t’i etiketuar apo edhe me i dënua konkurrentët e brendshëm të luftës”, pohon ai.

Sipas tij, një pjesë e këtyre parave janë përdorur për t’i korruptuar ndërkombëtarët, për të blerë diploma, për avancime të ndryshme, për korruptimin e prokurorëe dhe gjyqtarëve të UNMIK-ut, por sipas tij, edhe për kontrabandë me cigare, naftë, kafe, armë, narkotik e materiale ushqimore dhe ndërtimore.

“Themeli i mafias zanafillën e kanë pikërisht nga këto dy fonde të vjedhura, sidomos Fondi Vendlindja Thërret, fond i cili u masakrua nga hajdutët të cilët sot i kemi kryesorët e shtetit, për atë edhe shteti nuk po përparon dhe çdo ditë e më shumë po shkon drejt humnerës...”, përfundon Naim Miftari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...